Ka kaq shumë gjëra për të bërë në shtëpi…

Kanë kaluar thuajse dy javë nga postimi im i fundit që përkon dhe me shfaqjen e virusit Covid këtu në Shqipëri. Që nga ajo ditë e deri më sot, janë ngushtuar aq shumë oraret e levizjes sa thuajse nuk na lejohet të lëvizim fare. Biles, shumica as nuk duhet të dalë, përveç atyre që duhet të shkojnë në punë.

Shkolla vazhdon nga shtëpia, e të them të drejtën deri tani po shkon shumë mirë.

Unë jam një person që nuk mërzitem të rri në shtëpi dhe e dini pse? Sepse ka kaq shumë gjëra për të bërë në shtëpi…

Si fillim, duke qënë të gjithë në shtëpi, kjo e fundit bëhet lëmsh, ndaj punët e shtëpisë janë të parat. Pastaj janë detyrat, pastaj kush punon nga shtëpia, ka orar të njëjtë me atë të zyrës (në mos më keq), pastaj është dreka, enët pis që do lahen, pastaj darka, prapë enë pis që do lahen. Nuk jeni mjaftueshëm të zënë deri këtu?

Keni dollapet e ushqimeve, që ju ngeli koka në frigorifer ju ngeli. Po dollapet e ushqimeve? A nuk ka ardhur koha ti ftilloni njëherë? Po dollapet e rrobave? Po lodrat e fëmijëve? Po ndonjë film të këndshëm në TV? Po rrjetet sociale që duhet parë herë pas here?

Ja pra, nuk mendoni se ka plot gjëra për të bërë në shtëpi?

Duke qënë se në mënyrë të paevitueshme ekonomia jonë do ketë pak rënie, ju ftoj të filloni e ta aplikoni Sfidën e Dollapit. Do ju ndihmojë që të paktën buxhetin e shtëpisë, ta keni në rregull.

Disa ide i gjeni si më poshtë:

Dhe siç e keni dëgjuar shpesh kohët e fundit, #unerrineshtepi. Rri edhe ti, për veten, të afërmit e tu, të njohur e të panjohur!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading