Pazaret e javës për sfidën e dollapit- Java 3

Këtë javë pazaret për sfidën e dollapit u bënë në një vend ndryshe, jashtë kufijve. Pata mundësinë të isha për disa orë në Ohër dhe munda të bëj disa pazare.

Ajo që më habit sa herë jam jashtë shtetit është se mund të gjenden gjëra shumë të mira, të shumllojshme, por fatkeqësisht më të lira se në Shqipëri. Them fatkeqësisht pasi s’mund t’i blejmë sa herë që të na nevojiten. Dhe këtu më vjen të pëllcas, pasi kemi kaq mundësira të bëjmë në këtë dreq vendi, por bëjmë kaq pak. Megjithatë ky mbetet opinioni im dhe ndoshta e kam gabim.

Për t’u rikthyer tek pazaret. Siç ju kam thënë në postimin këtu, në fillim të muajit bleva shumë mish, ndaj në shportën time të shpenzimeve nuk ka më mish por vetëm peshk (po arrita të gjej ndonjë gjë sigurisht).

Sot u përgatita si mëposhtë:

  • Si gjithmonë preva kërpudhat, 2 qepë (kam kuptuar se nuk konsumoj më shumë se kaq në javë), copëtova 2 speca gogozhare, lava kastravecat dhe domatet, griva karrotat në rende që ti kem për kekun e të shtunës
  • Përgatita burritos duke futur djathë çedar të grirë, pak pure fasulesh pllaqi që I kisha në ngrirje nga java kaluar, pak mish të grirë që e kisha gatuar me qepë, erëza për takos, kripë, pak spec jeshil të pjekur që e bleva në Ohër (në mungesë mund ta piqni vetë e ta copëtoni fije fije), pak koriandër të freskët. I mbështolla, dhe I futa në një qese e më pas në ngrirje
  • Një kuti luleshtrydhe I ngriva që ti kem për smoothies ose për tërshërën e mëngjesit të tjerat I lashë në freskues.
  • Përgatita krepë, I paketova dhe I futa në ngrirje që ti kem gjatë javës
  • Përgatita disa sanduiçe me bukët që bleva që ti kem për fëmijët gjatë javës për në shkollë dhe I ruajta në kuti.
  • Përgatita salcë tartar me majonezë, pak mustardë dhe kastravec turshi. Këtë e përdor për sanduiçet e kalamajve pasi vetëm më majonezë bëhen të mërzitshme.

Planin e javës për gatimet do ta gjeni duke klikuar tek sfida-e-dollapit-java-3

Megjithatë, edhe pse kam planifikuar çdo gjë kam disa gatime rezerve për raste emergjence si psh:

  • Hamburger (kam ende një pako në ngrirje)
  • Qofte sweet and sour (qoftet që kam në ngrirje me salcë me ananas dhe me oriz basmati)
  • Cous-Cous me perime
  • Supë me kungull të verdhë
  • Etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading