Të hamë mirë dhe lirë

Të hamë mirë dhe lirë. Kjo është rubrika ime më e re në të cilën do ju tregoj çdo javë gjithë shpenzimet e kryera për produktet ushqimore të nevojshme për vaktet që familja ime konsumon.

A keni bërë ndonjëherë një si tip bilanci mbi shpenzimet tuaja? Nëse unë do ju pyesja, sa harxhoni për ngrënë? Dhe për të ngrënë I referohem vakteve të konsumuara në shtëpi, jo të ngrënat në restorante apo diku gjetkë. Jam shumë e sigurt që nuk do dini të më përgjigjeni, sepse edhe unë vetë nuk dija t’i jepja një përgjigje kësaj pyetje.

Shpesh ndodh që blejmë ushqime dhe sërisht nuk dimë ç’të sajojmë për të ngrënë. Ndaj dalim sërisht në pazar për të blerë gjëra, e kur I vendosim nëpër vende shohim që disa I kemi blerë dyfish se nuk na I kish zënë syri aty tek cepi prapa dollapit ☺. Sa prej jush I ndodh kjo gjë?

 

Por, mos u shqetësoni, unë jam këtu për t’ju ndihmuar. Duhet të më keni parë në Instagram, por edhe siç e kam përmendur këtu,  herë pas here bëj inventarin e gjërave që kam në shtëpi dhe I mbaj shënim në një bllok. Jo më kot e bëj këtë, mirë është ta bëni edhe ju të paktën një herë në muaj (E këshillueshme një ditë para marrjes së rrogës hahahaha). Këtu do të gjeni edhe një fletë inventari të printueshëm ku mund të mbani shënimet tuaja.

Kjo gjë që për momentin mund t’ju duket kohë e humbur kot, eviton pikërisht blerjen dyfish të gjërave që ju mund t’I keni në shtëpi.

Këtë muaj e në vijim,  unë do ju informoj çdo javë mbi shpenzimet e bëra për ushqime dhe planet ditore të gatimeve që unë do bëj për familjen time. Unë kam përcaktuar në mëndjen time një buxhet javor të cilit do mundohem t’i përmbahem me çdo kusht. Sigurisht që çdo familje ka buxhetin e saj, dhe jam e vetëdijshme që ajo që është e lirë për dikë konsiderohet luks për dikë tjetër, por ajo që unë po ndaj me ju është një copëz realiteti nga përditshmëria e familjes time.

Qëllimi im është të reduktoj kohën e humbur me vajtjet e ardhjet nëpër markete, shpenzimin e kotë dhe planifikimin e mirë të vakteve të javës që për ne femrat që punojmë gjithë ditën është aq e nevojshme.

 

Kështu që vajzani, merrni lapës e letër në dorë, bëni inventarin e dollapit, frigoriferit, ngrirjes e bëhuni gati për një riorganizim kulete e stomaku ☺ e ndërkohë printoni edhe  planifikimi-i-vakteve  ta keni gati për listën e gatimeve tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading