Menuja mujore për muajin Janar

Postimi I sotëm lidhet me menunë e planifikuar për muajin Janar. Por, para se të nis ta ndaj me ju, dua ta theksoj, se plani I gatimeve që un ndaj në blog, ka të bëjë me mënyrën se si ushqehet familja ime. Shpesh më thonë, jo po a bie nga pesha? Apo, si shumë vezë ke përdorur këtu, apo  të tipit, ua po shumë mish hani ju etj etj…

Unë dua ta përsëris për këdo që nuk e ka të qartë, që unë nuk kam për qëllim të ndaj në blog, as rregjime dietike apo leksione nutricionizmi se nuk jam kompetente!

Unë ndaj këtu mënyrën se si unë ushqej familjen time, mënyrën time të të bërit të pazareve, menyrën se si unë planifikoj ditën duke qënë se punoj 8 orët e para të ditës.

Nëse do isha shtëpiake, e të kisha gjithë kohën e dynjasë për tu marrë më gatimin, ndoshta, flas ndoshta,do kisha edhe kohën e mjaftueshme për të dhënë “leksione” siç japin disa, por deri atëhere, nuk do gjeni të tilla “shkenca” në blogun tim.

Megjithatë, të rikthej fokusin në lidhje me menunë mujore. Fëmijët e mi dhe bashkëshorti, u kujdesën që të hidhnin ide për gatime të ndryshme që ata preferojnë. Unë do bëja më pas kombinim e vakteve sipas ditëve.

Ajo që doli me shumë sukses ishte përzgjedhja e mëngjeseve dhe drekave tradicionale tona, si psh, paparja, përshesh me qumësht, buke me gjalpë, djathë e çaj mali etj…

Unë po e mbyll këtu për sot.

Këtu do të gjeni menuja-mujore-janar-2020. Nëse doni ide të tjera mund ti gjeni edhe këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading