Sfida e dollapit fillon sot

Të gjithë amvisat që punojnë full-time dhe që u duhet gjithashtu të gatuajnë në shtëpi për familjen e tyre e dinë se sa e vështirë është të luftosh me kohën dhe brenda pak orësh të vësh në tavolinë darkën, apo të përgatisësh drekën për të nesërmen.  Disa sqarime se çfarë është në vetvete Sfida e Dollapit dhe si mund të përgatiteni për të mund t’i gjeni në artikullin e botuar tek Tirana Post dhe mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Sfida e dollapit i jep përgjigje të shpejtë atyre pyetjeve të frikshme për çdo amvisë që gatuan në shtëpi

  • Çfarë do hamë për darkë?
  • Çfarë të gatuaj për nesër për drekë?
  • Ka ndonjë gjë për të ngrënë?  etj…

Duke qënë se në fillim të shtatorit unë bëra një inventar të ushqimeve që kisha stok, programova blerjet për t’u furnizuar vetëm me ato ushqime që më nevojiteshin. Më konkretisht perime dhe mish. Gjithashtu u kujdesa që të mbushja edhe ngrirjen me ushqime gjysëm të gatshme (të bëra nga unë sigurisht) që ti kem për ditët e javës.

Ja se si është situata e shtëpisë time këtë muaj:

Situata e ngrirjes:

  • 2 pako mish të grirë
  • 2 pako me qoftëza
  • 2 pako me pashaqofte ( brumit të qofteve I shtova oriz). Këto mund të përdoren fare mirë edhe si mbushje per specat apo kungulleshkat.
  • 2 pako me biftek
  • 2 pako me bërxollë pa kockë
  • 1 rosto
  • 1 pako shirita bifteku për fajitas
  • 4 pako me lëng kockash
  • 1 qese me spec te kuq djegës
  • 1 qese me boronica, 1 qese me kumbulla, 1 qese me fiq, 3 qeska të vogla me dredhëza. Këto do I përdor në smoothie ose ëmbëlsira

 

Situata e frigoriferit:

Në koshin e perimeve kam përgatitur:

  • Koshi I perimeve: Qepë të prerë në kuba dhe gjysëm hënë , hudhra të qëruara, karrota në kuba, sallatë miks e larë, speca të prerë në shirita, kastraveca në feta. Të gjithë këto produkte I kam vendosur në kuti të mbyllura mire, xhinxher, speca gogozhare për mbushje (të lara dhe të thara), kastraveca të plotë, karrota të plota, limon.

Përveç këtyre perimeve ne koshin e perimeve që nuk mbahen në frigorifer kam:

  • Patate, kungull dimëror, qepë, domate jeshile, hudhra të pa qëruara, patate të ëmbla

Përsa I përket pjesës tjetër të frigoriferit kam sistemuar në rafte :

  • Turshi : Kastraveca turshi ( për sanduiçe apo sallata), qepujka turshi, kaperi, kam një chutney me pjeshkë, miks karrote dhe selino turshi, lakër, spec djegës jalapeno
  • Bulmet: djathë cheddar, djathë të bardhë, gjalpë, sour crème, djathë guda në feta
  • Salca të ndryshme : salsa verde, salcë me chipotle, Sriracha e bërë vetë, , majonezë, mustardë, salcë soje, tabasco, vaj susami, melasë manash, melasë shege, uthull balsamike etj…
  • Të tjera: ton në kanaçe, proshutë gjel deti, marmalatë guava, reçel qershie, reçel thane, reçel fiku

Situata e dollapit:

  • Drithra: Kuinoa, mel, bulgur, grurë, grurë hikërror, misër për kokoshka, tërshërë (petë dhe gjysëm-kokërr). Pastaj kam oriz të bardhë, basmati, parboiled, carnaroli për rizoto, oriz integral kokërr gjatë, oriz për sushi.
  • Makarona: makarona supe, petka Korçe, spaghetti, jufka, rosnica Pogradeci, makarona brryl, makarona kineze.
  • Legume: Thjerrëza, thjerrëza të kuqe, koçkulla, qiqra, fasule, fasule pllaqi, fasule të zeza
  • Miellra:  Miell gruri, thekre, misri, miell gruri hikërror, orizi, niseshte, miell polenta, pure patatesh
  • Të tjera: Gjalpë kikiriku, tahini, mjaltë manuka, mjaltë me stika, uthull molle, uthull ananasi,
  • Erëza: Këtu kam shumë ndaj po shkruaj vetëm një pjesë. Kurkuma, kumin, piper të kuq, sumac, za’atar, erëza mix për taco , pluhur qepe dhe hudhre, etj…

Unë ju ftoj t’i bashkoheni sfidës së dollapit që filloi sot. Gjithashtu mos harroni të më ndiqni edhe në instagram për këshillat e herë pas hershme që do ju jap.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading