A jemi gati për emergjenca?

A jemi gati për të përballuar emergjenca? Kjo është pyetja që i kam bërë vetes këto kohët e fundit duke dëgjuar zhvillimet e reja për Coronavirus. Situata në vendet fqinje, sidomos Italia, është serioze. Fatmirësisht në vendin tonë nuk kemi patur probleme dhe uroj të mbetet kështu.

Po në rastin më të keq, a jemi gati?

Duke marrë shkas nga fatkeqësia që na paralizoi të gjithëve, tërmeti i 26 nëntorit, vura re se kemi mungesë informacioni. Unë e para, ra tërmeti dhe s’dija çfarë të bëja. Të dilja? Mos dilja? E po dola ku të vete?
Këto janë pyetje që nuk na vijnë në kokë deri në momentin që përballemi.
Po në rastin e përhapjes së virusit, çfarë duhet të bëjmë?
Nuk dua të shoh anën mjekësore sepse nuk e kam atë formim, po mendova të shkruaj disa këshilla se çfarë ushqimesh duhet të mbajmë në shtëpi, në rastin e një izolimi të mundshëm.
Kjo nuk është as për të hapur panik, por për informacion. Në situata të vështira, kjo është ajo që na mungon, informacioni se çfarë duhet të bëjmë.
Mbani një plan rezervë për raste emergjence, që Zoti mos na provoftë, nëse ndodh diçka, të jemi të organizuar.

Siguroni ilaçet elementare. Bëni 1 kuti mjekësore me ilaçet bazike, paracetamol, antigripale, alkool, garza, vitamina, ilaç fyti, kolle e hunde etj. Ato më baziket domethënë

• Detergjentë, disinfektantë, letra të lagura apo letra higjenike etj…

• Krijoni një dollap emergjence duke e pajisur me ushqime me afat të gjatë ruajtjeje. Makarona, oriz, fasule, drithra.

• Mish të thatë, kaçkavall

• Kanaçe mishi, peshku, perime, fruta

• Fruta të thata e fara të ndryshme

• Vaj, sheqer, miell të paketuara në mënyrë që ti rrojnë lagështirës e baktereve/mizave.

Mirëpo, pasi e bëtë listën, sa duhet të blini? Dhe për sa ditë?

Kjo është pyetja më e vështirë. Nëse lexoni në internet, në rastet e përhapjeve virusale, këshillohet nga 2 javë deri në 1 muaj.

Të gjithë korporatat e mëdha, kanë një plan emergjence, që quhet business continuity plan (plani i vjimësisë së biznesit). Ky plan hartohet për raste emergjencash të jashtëzakonshme dhe caktohen punonjës të cilët duhet ta testojnë dhe të jenë në gjëndje të orientojnë gjithë të tjerët në raste të jashtëzakonshme.

Ndaj, edhe në familje, në raste emergjencash duhet të jemi gati. Nuk është e thënë se do ndodhë, apo do ta ndjellësh po u bëre gati, por mirë është të kemi një plan, gati për t’u zbatuar.

Duke uruar, që në vendin tonë nuk do kemi të tilla probleme apo situata, unë ju ftoj të reflektoni.

Të jesh gati nuk është turp, as paranojë, por të përballosh sfidat me sukses.

Stay safe people!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading