A është e mundur të hamë mirë dhe lirë?

Para një viti kam postuar për herë të parë mbi disa ide se si të hamë mirë dhe lirë dhe e lexoni duke klikuar këtu. Në fakt këto kohët e fundit kam vënë re se çmimet janë rritur pa masë dhe rrogat nuk kanë lëvizur fare.  Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm e po ashtu edhe cilësia e fruta-perimeve që blejmë. Ende nuk e kapërdij dot faktin që në Prill-Maj çmimi I patateve të jetë ende 130-120 lek për kg. Më duket thjesht e papranueshme, e për të mos folur për fruta-perimet e tjera.

Nëse më ndiqni në Instagram, do e keni vënë re se unë shpesh ndaj momente nga inventari që I bëj dollapeve. Këtë e bëj shpesh sepse duhet të di se ku jam me gjërat që kam në shtëpi. Gjithashtu  bëj edhe një listë pazaresh që të evitoj blerjet e dyfishta. Këtu po ju bashkëlidh edhe fletën që unë përdor për inventarin e ushqimeve. si edhe planifikimi-i-vakteve në këtë mënyrë ju mund të bëni planin tuaj të javës. Pasi ble edhe ato që më nevojiten vijoj me bërjen e planit të ushqimeve me gjërat që kam në shtëpi. Për  këtë javë menuja është e thjeshtë sepse pothuajse I kam të gjitha në shtëpi.

Po ju, si e keni organizuar javën tuaj?

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading