Këto qofte vegane me drithra mix u përgatitën me një miks drithrash (quinoa,fara luledielli, oriz i kuq, susam,amaranth) që i kisha zier që më përpara dhe nuk po i konsumoja dot të gjitha.
Mund ti përgatisni edhe vetëm me quinoa, apo vetëm oriz apo dhe miks. E rëndësishme është që të ripërdorni çdo gjë në kuzhinë.
Mua më ndodh shpesh që orizi, apo quinoa e gatuar të mos konsumohet e gjitha. Po ashtu si qifqitë gjirokastrite, çdo lloj drithi mund të bëhet qofte.
Këto zgjodha ti sjell në formatin vegan, por mund ti bëni si të dëshironi. Për këto qofte, duke qënë se janë vegane, përdora nutritional yeast për ti dhënë pak shije djathi. Se çfarë është nutritional yeast, mund ta lexoni këtu.
Qofte me drithra mix
Përbërësit
- Për 16 qofte:
- 🔹️ 400g miks drithrash të ziera (150g nëse i keni të paziera)
- 🔹️ 50g miell qiqrash
- 🔹️ 11g nutritional yeast (opsionale)
- 🔹️ 8g fara lini të grira + 6 lugë gjelle ujë të përvëluar
- 🔹️40g vegeta e lëngshme (receta disa postime më parë)
- 🔹️15g mustardë
- 🔹️ 20g bukë e thërrmuar (panko bread) për veshjen finale
- Për servirjen:
- 🔹️ majonezë
- 🔹️ salcë pikante
- 🔹️ sallatë jeshile ose mix
Instructions
- Ndezim furrën në opsionin grill (vetëm me rezistencën lart).
- Përzierjmë gjithë përbërësit e qofteve pa bukën e grirë e cila na duhet për veshje. Unë përdora dorashkë gatimi pasi masa është pak e ngjitshme.
- Me duar të njoma formojmë 16 toptha që i japim formën e qofteve dhe i lyejmë me thërrimet e bukës.
- I sistemojmë mbi një tavë me letër pjekje dhe i spërkasim me pak vaj ulliri. I pjekim në furrë pëe gati 10min nga njëri krah e 10 min nga krahu tjetër.
- I servirim me salca dhe me sallatë miks.
- Duhen konsumuar të ngrohta.
Denada
18 Janar, 2024 at 5:56 pmFaleminderit!!