Krem djathi vegan

Jump to recipe

Kjo recetë për Krem djathi vegan është bërë virale në internet. Më saktë në botën e personave që ndjekin një rregjim vegan.

Ata që zgjedhin një mënyrë jetese vegan, apo kanë alergji nga laktoza, shpesh u duhet të gjejnë alternativa të tjera për të zëvëndësuar djathin. Edhe pse është vërtet e vështirë të gjesh një zëvëndësues real për djathin apo nën produktet e tij, ka disa kombinime që mund ta imitojnë.

Pse kajsusi (arrat e shqemës) përdoren shpesh për “djath” vegan?

Përbërësi më i përdorur për të përgatitur djathë për veganët është kajsusi/arra shqeme (cashew). Arrat e shqemës përdoren për djathin vegan sepse ato përmbajnë shumë yndyrë. Rreth 100 gram kajsus kanë 44 gram yndyrë, kundrejt 6,4 gram yndyrë në të njëjtën sasi të sojës. Kjo siguron shije më të pasur që i afrohet më shumë imitimit të qumështit shtazor.

Unë edhe pse nuk ndjek rregjim vegan, herë pas here kthehem vegan për një periudhë të shkurtër kohore. Gjatë kësaj periudhe, zbulova këtë recetë.

Po pikërisht, nuk është shpikja ime por e lexova në internet. Nuk e mbaj mend fiks burimin, por sidoqoftë, po e publikoj edhe në shqip.

Por kush përbërës i jep nunacat e djathit në të vërtetë?

Ky pastaj është një produkt jo shumë i njohur për ne shqiptarët, por për habinë tuaj gjendet në treg. Mbase nëpër rrethe ende jo, por në Tiranë e gjen në më shumë sesa tre-katër markete. Ky është nutritional yeast (majaja ushqyese e përkthyer në shqip). Çfarë është nutritional yeast do thoni ju?

Në internet keni plot info. Megjithatë, shkurtimisht, majaja ushqyese është një formë e majasë, por jo e aktivizuar (pra nuk është për të bërë bukë 😅🤣).
Në rregjimet vegane përdoret jo vetëm si shije-imitues i djathit por edhe kryesisht për vlerat ushqyese pasi përmban të 9 aminoacidet e nevojshme për ra konsideruar proteinë të plotë, të ngjashme me ato shtazore. (për më shumë info ju këshilloj të lexoni tek webmd, i vetmi website ku shkrimet bëhen nga mjekë të vërtetë 😁).

Më poshtë po ju tregoj me foto se çfarë është majaja ushqyese dhe si duket nga brenda. Ky produkt, jo vetëm që imiton disi shijen e djathit, por ka dhe shumë vlera ushqyese.

Këtu po e mbyll me informacionin dhe po ju lë të lexoni recetën per krem djathi vegan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading