Mëlçi pule të fërguara

Jump to recipe

Mëlçi pule të fërguara është receta që ju propozoj për sot.Kjo pjatë në Turqi njihet me emrin Arnavut Ciğeri apo shqip mëlçi Shqiptare. Po po, të paktën për këtë mund të krenohemi që është e jona sepse turqit nuk e përdornin mëlçinë.

Daton që nga shekulli i 15, atëhere kur një pjesë e shqiptarëve emigruan në Stamboll. Biles biles, korçarët dhe ohrianët (qytetarët e Ohrit se nuk e di si i thonë) në shekullin e 17 ishin kasapët ambulantë të cilët shisnin mëlçi, zemra, veshka qingji të fërguara në rrugët e Stambollit dhe ndaj kjo pjatë edhe në emrin e saj mban vulën tonë. Krenarë apo jo?

Mori emër në kohën e lulëzimit të perandorisë Osmane ku shumë punëtorë shqiptarë emigruan e punonin si shtetasit e vendeve të tjera nën pushtim për perandorinë.

Asokohe, kasapët turk nuk i përdornin organet e brendshme dhe pikërisht këta punëtorë për një ushqim energjik që të përballonin lodhjen por dhe për të konsumuar diçka të lirë, zgjidhnin mëlçinë. Aroma e fortë habiti turqit dhe kështu u shpërnda receta brez pas brezi e mban të njëjtin emërtim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading