Qifqi Gjirokastrite

Jump to recipe

Nuk jam as e para dhe as e fundit që ndaj një recetë për Qifqi Gjirokastrite apo qoftet me oriz, por ndoshta mund të jem ndër të parat që t’ju them se qifqitë/qoftet e orizit të pa gatuara mund të ruhen shkëlqyeshëm në ngrirje.

Unë i përgatita që të dielën dhe në vend që ti skuqja, i futa në ngrirje.

Duhet patur pak kujdes para ngrirjes.

  • Si fillim si sistemojmë qifqitë në një rresht të vetëm.
  • I ngrijmë ashtu si janë të pa mbuluara për gati 1 orë.
  • Pastaj i fusim në një qese me zip dhe i ngrijmë deri para se ti konsumojmë.

Ky proçes quhet “Flash freezing” apo “ngrirje e shpejtë”. Kjo bën të mundur që qoftet mos ngjiten me njëra tjetrën kur ti ngrijmë e mos kthehen në copa akulli. Gjithashtu zgjat kohën e mirë-ruatjes së qifqive.

Para se ti konsumoni, nxirrini një natë para nga ngrirja dhe i lerini të shkrijnë në frigorifer tek freskuesja. Më pas, kalojini në miell dhe i keni gati për skuqje.


Këto Qifqi Gjirokastrite janë fantastike jo vetëm për shijen, por sepse mund të bëhen me pilafin e pangrënë, klshtu nuk hidhni asgjë poshtë. Super apo jo? Ju duhen fare pak përbërës, një supë apo sallatë për ti shoqëruar dhe voila, ia hodhët një vakti. Nëse doni diçka më moderne, në blog keni edhe këtë version qoftesh me drithra.

2 Comments

  1. Me kujtove gjyshen…kishte edhe tiganin e posacem per t’i skuqur 🥹

    1. Ah sa bukur kur ke kështu kujtimesh 😍. Ne fakt me tiganin me gropëza skuqen akoma më mirë se bëhen kërce nga të gjitha anët dhe dalin perfekt të rrumbullakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading