Paçe me kokë qingji

Jump to recipe

Paçe me kokë qingji është një nga recetat të cilat unë as që e provoj nëse ka apo kripë. Ama, duke besuar në shijet e tim shoqi dhe tim biri të cilët e hanë edhe në restorante kur e gjejnë, them se e bëj të mirë.

Në fakt, paçja bëhet kryesisht me kokën e viçit, por për këtë, duhet ta gjesh, të ta presin, e të kesh tenxhere të aq të madhe sa ta nxërë. Në fakt, kërkon edhe shumë kohë si proces kur bëhet me kokë viçi.

Unë biles, njëherë ia mora recetën Linës, kuzhinieres që e gatuan tek Papajani. (kush është nga Pogradeci e di se për kë e kam fjalën). Ajo më tha se koka e viçit duhet lënë një natë në ujë që të pastrohet mirë. Pastaj zihet avash avash për shumë kohë, aq sa kur e prek të hapen kockat kollaj.

Duke qënë se unë nuk kam as durimin dhe as tenxhere të madhë që të nxërë gjithë kokën e viçit, e solla si version me kokë qingji. Duke parë që edhe im shoq dhe im bir e përlanë, i bie ta kem bërë shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading