Receta tradicionale e thjerrëzave

Jump to recipe

Receta tradicionale e thjerrëzave ose “Të gatuajmë ça kemi në shpi se boll lekë harxhuam” hahaha. Në fakt unë në shtëpi mbaj gjithmonë thjerrza dhe të them të drejtën i gatuajmë një herë në javë.

Thjerrzat jo vetëm janë të kollajshme për tu gatuar por janë dhe shumë të shëndetshme. Nuk e kisha menduar që të postoja ndonjë ditë se si bëhen thjerrzat. Më është dukur se çdokush e di, por në fakt jo. Ka ende breza te rinj që duan të gatuajnë ushqime tradicionale dhe nuk e kanë idenë si bëhen, ndaj uroj që ky blogu im ti dalë ndonjëherë para 😍.

Thjerrzat bëjnë pjesë në familjen e legumeve dhe kanë shumë vlera ushqyese. Gatuhen shumë shpejt dhe nëse bëhen ashtu si duhen, dalin të shkëlqyera. Në fakt ka plot mënyra se si ti gatuani dhe jo vetëm gjellë. Mund ti zieni dhe ti përdorni si sallatë pershembull.

Në blog kam disa receta tradicionale në fakt të cilat i gjeni në këtë kategorinë këtu.

Po ju lë tani të shkoni te Receta tradicionale e thjerrëzave. Ju bëftë mirë.

2 Comments

  1. Kjo uthulla per cfare sherben? Cfare do lloj thjerze apo vetem keto te kaftat ke perdor ktu?

    1. Uthulla (që në fakt duhet ta sqaroj që i hidhet vetëm në fund), i jep më shumë shije thjerrzave. Kush nuk e preferon, mos tia hedhë, por ne në shtëpi i hedhim gjithmonë. Po, jane thjerrëzat klasike, ato kafe dhe versioni i vogël pasi thjerrzat e mëdha treten shumë gjatë zierjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading