Burritos meksikane

Jump to recipe

Si thoni për burritos meksikane për një darkë të shpejtë? Epo duhet t’ju kem lodhur duke ju thënë se familja ime dhe unë e adhurojmë kuzhinën meksikane. Në fakt është kuzhinë me gatime të shpejta dhe darkave kur jemi aq ngushtë me kohën na nxjerr nga situata. Për më tepër është dhe shumë e shijshme. Fatmirësisht sot në treg gjenden erëza të parapregatitura në markete që mund t’i përdorni për t’i dhënë shije. Megjithatë nëse doni t’i përgatisni vetë linkun e gjeni këtu

Në blog do mund të gjeni disa pjata meksikane nëse dëshironi ti gatuani:

Më mungonin burritos dhe 1 gatim tjetër që do jua nxjerr më vonë 😁.

Këto burritos mund ti përgatisni që të djelën për shembull, ti paketoni me letër gatimi dhs ti ruani në ngrirje. Mund të ruhen në mënyrë super fantastike, biles shijet bashkohen kaq mirë me njëra tjetrën kur rrinë gjatë.

Unë përdora speca të pjekur jeshil në kavanoz por fare mund të piqni disa, ti qëroni e prisni fije fije dhe ti ruani në një kavanoz me vaj ulliri. Nuk e keni idenë se sa shije i japin çdo pjate a sallate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading