Bukë me drithra dhe fara

Jua kam shprehur shumë herë se sa shumë e dua bukën. Më pëlqen të eksperimentoj me kombinimet sa herë herë shtoj ndonjë përbërës të veçantë për të parë se si e ndryshon shijen. U bë shumë vite që unë e bëj bukën në shtëpi (siç e kam përmëndur edhe këtu) duke përdorur kryesisht makinerinë e bukës e cila me kursen lodhjen dhe ndotjen e kuzhinës. Recetën e sotme e kam bërë me këtë pajisje, por nëse ju nuk e keni, thjesht do ju konsumojë pak më tepër kohë punimi I brumit.

Si një blogere ushqimi, më ndodh shpesh të më pyesin edhe mbi produktet që unë përdor në kuzhinë, kryesisht firmat e produkteve apo vendin ku I kam blerë etj… E kuptoj që kam mbi vete edhe përgjegjësinë e të sugjeruarit të produktit cilësor; U bë disa kohë që unë kam eksperimentuar në kuzhinë me produktet e firmës Palma dhe ju garantoj që janë vërtetë cilësore. Për recetën e sotme përdora grurin Palma, të cilin e zjeva për 10 minuta (kaq kohë ishte e mjaftueshme për këtë recetë)

[lt_recipe name=”Bukë me drithra dhe fara” prep_time=”2H” cook_time=”40M” total_time=”2H 40M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/07/buka-me-fara-4.jpg” ingredients=”Për bukën:;• 1 kupë ujë;• 1 kupë miell drithrash e farash*;• 2 kupa miell ;• 1 luge gjelle sheqer kaf;• 1 lugë çaji kripë;• 1 ½ lugë çaji maja birre;• 3 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 kupë grurë (Palma) I zier;*Për miellin e drithrave (të firmës Palma);• 3 lugë gjelle tërshërë;• 1 lugë gjelle fara lini;• 1 lugë gjelle fara çia;• 1 lugë gjelle fara susami;” ]Në fillim përgatisim miellin e drithrave duke I futur tërë përbërësit në mikser dhe I kthejmë në pluhur; Në një enë të madhe hidhni të gjithë përbërësit e bukës dhe trazojeni brumin me duar për gati 10 minuta. Sigurohuni që ta punoni në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që gluteni të formohet mirë. Nëse do përdorni makinerinë e bukës, hidhni përbërësit (uji ë vaji në fillim e pastaj të thatat) dhe përdorni ciklin e brumit; Mbulojeni tasin e brumit me një qese trasparente dhe lereni në një vend të ngrohtë në mënyrë që të dyfishojë volumin; Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, shtypeni brumin me duar që të dalë ajri I krijuar. Hapeni brumin në formë drejtkëndore dhe rrotullojeni si cilindër. Sistemojeni brumin në një tavë drejtkëndore (tavat për bukë) të cilën e keni lyer me gjalpë e më pas spërkatur me miell. Lereni brumin te vijë edhe për rreth 40minuta; Ngrohni furrën në 280˚C; Piqeni bukën në furrën e ngrohur për gati 40 minuta ose deri sa te ketë marrë një ngjyrë kafe të lehtë; Pasi të jetë pjekur, hiqeni bukën nga ena dhe lereni të ftohet mirë mbi një zgarë metalike. Kujdes! Rezistojini tundimit ta prisni bukën sa është e nxehtë pasi kështu nuk do ta lini të kullojë tamam dhe do të bëhet e squllët. [/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading