Vaj ulliri I aromatizuar në dy shije të ndryshme

Kjo recetë, zor se mund të quhet e tiilë. Është aq e thjeshtë sa do të çuditeni. Shpesh në dollapin tim gjenden shishe të vogla të mbushura me vaj të aromatizuar si psh:

  • Vaj ulliri me rigon ose me raste me trumzë
  • Vaj ulliri me erëza Za’atar
  • Vaj ulliri me copëza domatesh të thara
  • Vaj ulliri me borzilok etj…

Kombinimet e aromave janë po aq të shumllojshme sa janë edhe varietet e erëzave. Kështu që nëse vendosni të bëni vaj të aromatizuar, mos u limitoni vetëm në versionet që po ju jap.

Sot po ju sjell versionin klasik të vajit të ullirit të aromatizuar me spec djegës dhe një version të ri me lëkura portokalli dhe limoni. Dihet që ullinjtë (rrjedhimisht edhe vaji) shkojnë shumë me portokallet dhe limonat kështu që edhe vaji I aromatizuar me lëkura portokalli nuk do ishte zhgënjim.

[lt_recipe name=”Vaj ulliri I aromatizuar në dy shije të ndryshme” servings=”400ml” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”10M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/01/20190127_1020593426549466774818637.jpg” ingredients=”Vaj ulliri me spec djegës;• 200ml vaj ulliri;• 2 ½ lugë çaji spec djegës I thatë I grirë shumë imët;• 1 degëz rozmarinë e njomë;Vaj ulliri me lëkura portokalli dhe limoni;• 200ml vaj ulliri;• Lëkurat e 3 kokrrave portokall të grira shumë imët;• Lëkurat e 1 kokrre limon të grirë shumë imët;” ]Marrim një tenxhere të vogël dhe shtojmë në të vajin e ullirit. E ngrohim deri sa të krijohen disa bulëza të vogla, rreth 2-3 minuta. Shtojmë në të rozmarinën e njomë dhe e lemë të skuqet sa të lëshojë aromën, 30 sekonda. E heqim mënjanë vajin e nxehtë, heqim rozmarinën dhe shtojmë specin djegës. Me kujdes e hedhim në shishen me mbyllje hermetike; Marrim një tenxhere tjetër dhe hedhim vajin e ullirit, e ngrohim sa të krijohen disa bulëza të vogla. E heqim nga zjarri dhe shtojmë gjysmën e lëkurave të portokallit. E lëmë të vaket paksa vaji dhe shtojmë pjesën e mbetur të lëkurave të portokallit dhe lëkurat e limonit. E transferojmë vajin me portokall në një shishe më mbyllje hermetike; Të dy llojet e vajrave janë gati për konsum pas 3-4 ditësh ku erëzat do kenë lëshuar aromën e tyre[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading