Byreçka me presh

Jump to recipe

A ju pëlqen të shijoni për sot byreçka me presh?

Tani të kuptohemi, unë nuk di të bëj petë byreku kështu që sa herë të shihni byrek ke unë, është me peta të blera. Për këto përdora peta nga ato që janë të palosura në formë katrore dhe që shkruajnë petë të pjekura. Këto tip petash unë i përdor edhe për byreçkat meksikane, apo si i njohim të gjithë, spring rolls.

Byreçkat janë një opsion shumë I mirë edhe për fëmijët, sepse janë shumë praktike. Propozimi im sot është me presh meqë kemi hyrë dhe në sezonin e tij.

Megjithatë, mbushjet e byreçkave janë të pafundme. Mund ti bëni me kos e vezë, me gjizë e majdanoz, fasule, mish të grirë, etj…

Ajo që kam zbuluar është që kur përdorni peta të gatshme, duhet ti njomni shumë mirë para se ti palosni. Kështu, unë mbaj afër gjithmonë një gotë e ujë dhe një furçë për ti njomur mirë.

Mos kini frikë, se nuk tej qullen, Në pjekje kanë tendencë të thahen pak, kështu nëse I njomni mirë, do dalin perfekt.

Nuk e di ju, po mua më pëlqen që byreçkat ti shoqëroj edhe me supë. Këto psh, i kam shoqëruar me supë kungulli.

Do thoni ju, po supën e kungullit si e ke bërë? Ja, shumë shpejt do ta publikoj si recetë që të mund ta lexoni vetë. Edhe kosi është një alternativë klasike e shoqërimit të byreçkave.

Tani boll me shkrime, po ju lë të lexoni recetën për byreçka me presh më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading