Byreçka meksikane të mbushura me pulë dhe fasule të zeza

Byreçka meksikane të mbushura me pulë dhe fasule të zeza ishte dreka e planifikuar për sot. Nëse më këni ndjekur në Instagram, ju kam ftuar të gjithëve t’I themi Stop pazareve për një javë. Kjo për të mos e tepruar me blerjet, për mos ta tepruar me të ngrënat e mbi të gjitha për të mos rënduar në mënyrë të panevojshme kuletën.

Ditën e shtunë, fasha e lejuar orare për të dalë ishte 06:00 me 13:00 e pas kësaj ore askush s’do të kishte mundësi të bënte jo vetëm blerje, po as të dalë nga dera e shtëpisë.

Nëse do më kishit ndjekur e ta bënit si rregjim planin javor/mujor të ushqimit, dita e djeshme nuk do ju kapte me vrap në market, pasi do ishit si unë; Me pjesën më të madhe të gjërave në shtëpi. Megjithatë, mend për tjetër herë. Kijeni parasysh, nuk është turp të planifikosh të ngrënat dhe të kesh një buxhet për të shpenzuar, por është respekt ndaj mundit që harxhoni për ti fituar ato të ardhura.

Dhe meqë u zgjata shumë, po ju kaloj direkt tek receta e sotme.

[lt_recipe name=”Byreçka meksikane të mbushura me pulë dhe fasule të zeza” servings=”16 byreçka” prep_time=”10M” cook_time=”5M” total_time=”15M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/03/IMG_20200322_134625_415-1-533×1024.jpg” ingredients=”Për byreçkat:;• 4 peta byreku të prera në 4-sh;• ½ gjoks pule e zier dhe e bërë fije-fije**;• 2 lugë gjelle fasule të zeza të ziera e shtypura*;• 1 lugë çaji kumin pluhur;• Vaj luledielli për skuqje;Për fileton e pulës**:;• ½ gjoks pule me gjithë kocke e lëkurë;• 1 lugë çaji kripë;• 1 karotë;• ½ qepë e paprerë;• 1 degë selino;Për fasulet e zeza*:;• 1 kupë fasule të zeza të thara;• 1 lugë gjelle pluhur qepe;• ½ lugë gjelle hudhër pluhur;• ½ lugë gjelle kumin pluhur;• 1 majë luge cardamom pluhur;• 1 lugë gjelle piper I kuq;• ½ lugë gjelle kripë;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 litër ujë;” ]Fillimisht zieni fasulet e zeza duke I hedhur në tenxhere me presion të gjithë përbërësit dhe zgjidhni programin për fasule. Pasi të jenë zier, ziejini edhe 10 minuta me kapak hapur në mënyrë që të trashen dhe të zbuten tërësisht; Zieni fileton e pulës në shumë ujë dhe sëbashku me perimet. Lëngun më pas mund ta ripërdorni për supë. Pasi të jetë zier, e leëmë të ftohet dhe e bëjmë fije-fije; Tani për byreçkat, fileton e pulës të bërë fije-fije e trazojmë me kuminin pluhur dhe I shtojmë edhe 1 lugë gjelle fasule . I trazojmë mirë; Marrim një petë dhe e vëmë diagonal si në foto; Vendosim ½ lugë gjelle nga mbushja dhe lagim mirë anët e petës; E rrotullojmë petën si në fotot më poshtë. Pasi t’I kemi rrotulluar të gjitha, I skuqim për disa sekonda në vaj shumë të nxehtë; I shoqërojmë me salcë të ëmbël & pikante[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading