Reçel kumbulle në makinerinë e bukës

Jump to recipe

Shumë veta nuk e dinë që mund ta përdorin pajisjen e bukës edhe për të gatuar reçel. Unë do ju propozoj tre lloje reçelrash që mund ti përgatisni sa janë ende frutat në treg. Kështu sot do ju tregoj si bëhet reçel kumbulle në makinerinë e bukës

Instagram ju kam treguar se kam përdorur pajisje për heqje të bërthamave të kumbullave. Kjo ma shpejtoi shumë dhe më kurseu lodhjen për të bërë gati kumbullat. Duke qënë se ishin të buta nuk ishte e nevojshme ti prisja copat e mëdha.

Po si bëhet reçeli në pajisjen e bukës? Pothuaj çdo pajisje e ka një program specifik për reçelin dhe zgjat gati 1orë e 30 minuta. Pajisja ime e ka te programi nr 12. Meqënëse kisha blerë shumë kumbulla, 6 kg të jem e sinqertë, reçelin e bëra dy lloje: reçel me sheqer të bardhë dhe reçel me sheqer kaf (nga ai i ngjeshuri).

Në dy fotot e fundit dallohet ndryshimi në ngjyrë, ai me sheqer të bardhë është më i kuq sesa ai tjetri që ka dalë kaf. Edhe në shije kanë shumë ndryshim, ku ai me sheqerin kaf ka aromë të fortë melase që ngjan me çokollatën

Ja pra, tashmë e mësuat se përveë bukës, tani mund të bëni edhe Reçel kumbulle në makinerinë e bukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading