Qofte me salcë ne kujtim të Lili dhe Vagabondit

Qofte me salcë ne kujtim të  Lili dhe Vagabondit?  Kush nga ju e ka parë filmin vizatimor te Disney “Lili dhe vagabondi” e di fare mirë pjatën e famshme e makaronave me qofte që hanë Lili dhe Biagio (vagabondi dmth) ☺. (Unë e kam parë në italisht por titulli original ka qënë Lady and the Tramp)

Një pjatë kaq cliché por kaq e shijshme dhe që përgatitet shumë shpejt nuk duhet të mungojë në listën e gatimeve tuaja. Në fakt kur je me pushime, receta të tilla të shpejta të shpëtojnë jetën.

Për sot unë do ju tregoj recetën e qofteve me salcë të cilat I përgatita tek tenxherja me presion. Mund të dyfishoni apo trefishoni recetën dhe kur të ftohen, mund t’i paketoni në qese me zip dhe t’i mbani në ngrirje që ti keni gati për t’i gatuar në ato ditë që nuk keni kohë apo frymëzim. Këto qofte mund ti shoqëroni jo vetëm me makarona por edhe me patate apo çdo lloj perimeje tjetër sipas dëshirës.

[lt_recipe name=”Qofte me salcë ne kujtim të Lili dhe Vagabondit” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”30M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Receta mund të dyfishohet sipas dëshirës.” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/08/qofte-me-salcë-6.jpg” ingredients=”Për qoftet:;• 250g mish të grirë;• 1 lugë çaji nenexhik;• 1 lugë çaji kripë;• 1 vezë;• 1 qepë e grirë në rende;• 1 lugë çaji piper të zi;Për salcën:;• 2 lugë gjellë vaj ulliri;• 1 thelpi hudhër;• 1 degë trumzë e njomë;• 3 kokrra domatë për gjellë të grira në rende;• 200 ml ujë;• Kripë sipas dëshirës;” ]Bëjmë brumin e qofteve duke bashkuar të gjithë përbërësit. I japim formën qofteve të cilat duhet të jenë në madhësinë e një topi ping pongu; Ndezim tenxheren elektrike në opsionin kaurdisje. Shtojmë vajin e ullirit, hudhrën dhe trumzën dhe I lëmë sa të nxjerrin aromën e tyre; Shtojmë qoftet dhe I japim një skuqje të lehtë nga të gjitha anët. Shtojmë domaten e grirë dhe e lëmë rreth 10 minuta të skuqen sa domatja të lëshojë ngjyrën e saj të bukur; Shtojmë ujin dhe kripë sipas dëshirës dhe e lëmë të gatuhen aq sa është programi I kaurdisjes (në total 30 minuta). I trazojmë herë pas herë që të sigurohemi së qoftet janë gatuar mirë; Sipas dëshirës mund t’I shoqëroni me makarona spageti ose me perime të tjera.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading