Receta ime për reçelin e fikut

Jump to recipe

Doni të dini se si e përgatita edhe reçelin e fikut? Patjetër, kjo është receta ime për reçelin e fikut.

Më të njëjtën mënyrë si përgatita reçelin e pjeshkës dhe atë të kumbullës, përgatita edhe fikun.

Pra, në pajisjen e bukës hodha gjithë përbërësit për reçelin e fikut dhe vendosa programin për reçel.

Përdora mix fiqsh sepse kisha tre lloje, të bardhë, të zi dhe të kuq dhe kur lënda e parë është e përkryer nuk ka sesi të mos dalë i mirë dhe reçeli.

Arsyeja pse përdor pajisjen e bukës është se opsioni për reçel zgjat 1 orë e 30 minuta dhe gjatë gjithë kohës reçeli trazohet. Nuk ngjit, pra pas përfundimit mjafton ta lani koshin me anën e butë të sfungjerit dhe jeni ok.

Masat e mia tashmë i keni kuptuar që janë 1 pjesë frut dhe 0.5 pjesë sheqer dhe në rastin e fikut nuk përdora limon pasi fiku vetë ka shumë sheqer dhe kjo mjafton si konservues afatgjatë.

3 Comments

  1. Nevila me pelqen se si gatuani
    ju ,ju pershendes

  2. Bake my dai happy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading