Si përgatitemi për sfidën e dollapit? Duke qënë se u ktheva nga pushimet në dt 1 Shtator, për mua, sfida e dollapit filloi që atë javë. Frigoriferin e kisha bosh ndaj m’u duk ide e mirë që të bëja pazaret e nevojshme për ta mbushur e për ta nisur punën mbarë.
Një ndër mjetet më të mira për të qëndruar në binarë dhe mos haxhuar pa hesap është caktimi I buxhetit javor. Unë për këtë javë caktova një buxhet më të lartë sesa kam menduar për javët në vijim duke qënë se kisha shumë pazare për të bërë. Pjesën më të madhe të këtij buxheti e konsumoi mishi por duke qënë se sasia që mora mund të më zgjasë për më shumë sesa një muaj, jam shumë mirë.
Si përmbledhje struktura e shpenzimeve të mia ishte kështu:
- Shpenzimet per mish 7300 Lek (ama shikoni sa u mbush ngrirja)
- Mish të grirë 2 pako
- Hamburger 2 pako
- Qofte 2 pako
- Pashaqofte 2 pako
- Biftek 4 pako
- Rosto 1 copë
- Mish për gjelle 1 pako
- Lëng mishi 4 pako
- Shpenzimet per fruta- perime 4000 lek
- Qepë lini 10kg
- Patate
- Kungull dimri (në fakt kam 2 të mëdhenj në shtëpi)
- Karrota
- Speca gogozhare dhe speca normale
- Sallatë mix
- Lakër e bardhë
- Domate
- Rrush dhe fiq (këto u mbaruan gjatë javës)
- Shpenzimet për bylmetra & sallam – 3000 lek
- Djathë
- Qumësht
- Gjalpë
- Gjizë
- Salcë e athët (sour crème/schmand)
- Djathë guda (mbaroi brenda javës)
- Proshutë gjel deti (mbaroi brenda javës)
- Shpenzime të tjera – 2000 Lek
- Ujë
- Coca-Cola (ne mëkatojmë ndonjëherë ☺ edhe pse me 1 shishe)
Megjithatë, ky nuk është postimi I parë që unë shkruaj se si të bëjmë pazare të zgjuara. Mund të lexoni këtu dhe këtu. Por edhe këtu dhe këtu
Meqë java e parë kaloi, më poshtë po ju tregoj se çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq.
Çfarë shkoi mirë:
- Si fillim, asnjë ushqim nuk shkoi dëm, dhe kjo është shumë e rëndësishme
- Në pjesën më të madhe, iu përmbajtëm planit ushqimor (sfida-e-dollapit-java-1) që kisha hartuar, përveç disa ndryshimeve që bëra për shkak të disa angazhimeve. Megjithatë, nuk bëra shpenzime që të më nxjerrin jashtë plani
- Kemi ngrënë në mënyrë të kontrolluar të gjithë
- Parapregatitja në fillim të javës më ndihmoi që të shkurtoja kohën e gatimit.
Çfarë shkoi keq:
- Që nuk iu përmbajta listës ashtu siç e kisha parashikuar
- Që nuk kisha pastruar bamjet në fundjavë dhe harxhova shumë kohë kur mund ta kisha evituar
Unë uroj që t’ju ndihmoj sado pak me këshilla se si duhet të përgatitemi për sfidën e dollapit dhe t’ju bind që t’i bashkoheni edhe ju.
Leave a Reply