Biskota me fistika dhe bajame

Gjatë muajve të verës askush nuk ka dëshirë që t’I afrohet sobës, e aq më pak të ndezë furrën e të pjekë disa biskota.

Epo, askush përveç meje sigurisht. Para disa ditësh bleva me ulje tek Baronesha një paketim 80gr miell fistikash.  Më frymëzoi që të piqja këto biskota fantastike.

Nëse ju nuk mund ta gjeni miellin e fistikave pranë jush, mos u mërzisni, mund ta bëni vetë. Thjesht vendosni në mikser fistika dhe bluajini deri sa të kthehen në miell (maksimumi 10 sekonda). Për të njëjtën gramaturë fistika të plota, përftoni të njëjtën gramaturë mielli. Psh për recetën e sotme duhen 80gr miell fistikash, që do të thotë se ju duhet të grini 80gr fistika të plota.

Unë do ju sugjeroja të përdorni lugë akulloreje (masa e vogël fare) për ti dhënë formë biskotave, pasi gjatë pjekjes, kanë tendencë që të sheshohen shumë dhe zgjerohen në formë.

Dhe ja ku vijon receta: (më falni që nuk kam bërë shumë foto pasi I kam pjekur në orën 23:42 kështu që drita nuk ishte perfekte ☺)

[lt_recipe name=”Biskota me fistika dhe bajame” servings=”25 biskota” prep_time=”1H5M” cook_time=”40M” total_time=”1H45M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” ingredients=”• 1 vezë;• 1/4 kupë sheqer të bardhë;• ½ kupë sheqer kaf;• 113gr gjalpë I zbutur;• 80gr miell fistikash;• 50gr bajame të papjekura të copëtuara;• 1 ½ kupa miell;• 1 lugë çaji kripë;• 1 lugë çaji pluhur pjekës” ]Fillojmë duke rrahur bashkë dy llojet e sheqerit me gjalpin. Përdorni një lugë druri për këtë; Shtoni vezën dhe rrihini mirë sa të bashkohet; Shtojmë më pas miellin e fistikave, miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe I trazojmë me lugë sa të bashkohen mirë. Hedhim edhe bajamet e copëtuara dhe I bashkojmë mirë; Vendsoni brumin në frigorifer për një orë sa të ftohet mirë; Ngrohim furrën në 180ºC; Vishni një tavë të sheshtë me letër pjekjeje dhe me një lugë akulloreje marrim nga brumi I biskotave dhe I vendosim mbi tavë duke lënë shumë hapësirë nga njëra biskotë në tjetrën; I pjekim biskotat në furrë të parangrohur per rreth 20-25 minuta; Pasi të jenë pjekur, lerini të ftohen në tavë para se ti servirni;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading