Sanduiç vegan me jackfruit

Jump to recipe

Sanduiç vegan me jackfruit është nga sanduiçet më të veçanta që kam përgatitur ndonjëherë.

Kjo për arsyen se në Shqipëri, nuk para gjendet. Biles e çuditshme është se si arrita ta gjej edhe këtë që bëra recetën. Nuk e di nëse tregu shqiptar do të rritet aq sa të futen edhe produkte të tilla me një çmim të pranueshëm, por unë shpresoj që do të ndodhë. Këtë e gjeta rastësisht në një market që fut produkte të veçanta, por me një çmim super të lartë.

Për të kaluar tek postimi tani. Jackfruit është një frut tropical I cili imiton shijen e mishit në recetat vegane. Kjo sepse ka shije neutrale dhe është me fije si mishi. Gjithashtu në gatim përthith shijen e erëzave që I hidhen.
Thonë thonë se Jackfruit I freskët kur është tërësisht I pjekur, shijon midis mangos dhe ananasit, por kushedi kur do na vijë rradha ta provojmë (ndoshta kurrë hihihi).

Nejse, për mos t’u zgjatur më shumë, po kaloj tek receta jonë për sanduiç vegan me jackfruit.

Siç e kam thënë dhe më lart, jackfruit imiton pamjen e mishit por nuk ka aspak lidhje me shijen e tij, ndaj kijeni në konsideratë këtë se mos mendoni që ka shije të ngjashme.

Nëse doni receta të tjera me sanduiç jo vegan, mund të lexoni këtu ose këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading