Supë me perime të pjekura

Si në verë ashtu edhe në dimër familja ime e preferon shumë supën, sidomos vajza ime. Në fakt të gjithë llojet e supërave na shkojnë për shtat që të jem tërësisht e sinqertë.

Në verë konsumi I supës është I domosdoshëm pasi për shkak të vapës rrezikojmë edhe de-hidratimin. Supa e sotme është një version i bërë pure i turlisë klasike, sigurisht duke përjashtuar patatet. Për këtë rradhë patatet nuk do i përdorim.

Do thoni ju përse të pjekura perimet? Sepse gjatë pjekjes marrin një ëmbëlsi dhe i japin supës një shije të shkëlqyer.

Siç mund të më keni ndjekur në Instagram ju kam treguar një secret të vogël se si të para-pregatisni perimet gjatë fundjavës dhe ti keni gati në gatimet tuaja të javës. Ju siguroj që do jua lehtësojë shumë punën.

[lt_recipe name=”Supë me perime të pjekura” servings=”5-6 persona” prep_time=”5M” cook_time=”45M” total_time=”50M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/08/supë-me-perime-të-pjekura.jpg” ingredients=”• 2 patëllxhanë të prerë në kuba;• 2 domate të prera në kuba;• 1 kungulleshkë në feta;• ½ qepë të kuqe të prerë;• ½ qepë të bardhë të prerë;• 5-6 thelpinj hudhra;• 1 spec në feta;• Selino në kuba;• Karrotë në kuba;• Rigon;• 3 lugë gjelle vaj ulliri;• 600ml lëng mishi ose lëng perimesh;• Kripë sipas nevojës;” ]Ndizni furrën në 280ºC në opsionin grill. Rreshtoni të gjithë perimet në një shtresë të njëtrajtshme dhe spërkatini me vaj ulliri dhe rigon; Piqini në furrë sa të marrin një ngjyrë kafe të këndshme. Transferoni më pas perimet e pjekura në një tenxhere dhe shtoni lëngun e mishit. Rregulloni me kripë sipas dëshirës dhe ziejini në temperaturë të ulët për 30 minuta, aq sa perimet të jenë zbutur; Pas kohës së nevojshme bëjeni supën pure me ndihmën e blenderit të dorës. Hollojeni me pak lëng nëse ju duket pak e trashë dhe shijojeni me pak extra vaj ulliri.[/lt_recipe]

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading