Biftek në furrë me domate e mocarela

Tani në stinën e verës është shumë e vështirë të gjesh atë çka do gatuash për drekë. Situata komplikohet edhe më tej kur je në punë dhe drekën duhet ta bësh gati që në darkë. Megjithatë, fatmirësisht kemi fundjavat dhe mund të gatuajmë diçka ndryshe e ta konsumojmë në moment.

Ja si për shembull ky biftek viçi I gatuar në furrë, me domate të freskëta, ullinj dhe mocarela.

Ne e shoqëruam me patate furre, por ju fare mirë mund t’i shoqëroni me oriz, me sallatë, pure patatesh etj…

[lt_recipe name=”Biftek në furrë me domate e mocarela” servings=”4 Persona” prep_time=”10M” cook_time=”25M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/07/biftek-picaiola.jpg” ingredients=”• 4 biftekë viçi të një cilësie të mirë;• 2 domate të kuqe;• ½ kupë ullinj të prerë në feta;• 2 lugë çaji rigon;• 2 lugë gjellë vaj ulliri;• 2 mocarela të prera në feta;• Kripë dhe piper sipas dëshirës;• Një tufë borzilok të freskët;” ]Ndezim furrën në 280ºC; Në një tigan që nuk ngjit skuqim nga të dy anët biftekët sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. I heqim nga tigani dhe I sistemojmë në një tavë; Marrim domaten e grijmë imët në rende ose mikser dhe e hedhim në tiganin ku skuqëm mishin. Aty shtojmë edhe vajin e ullirit, kripë, piper, ullinjtë, dy-tre gjethe borziloku të freskët dhe rigonin. E skuqim domaten deri sa të marrë një ngjyrë të kuqe në portokalli dhe uji I domateve të jetë thuajse avulluar; Ia hedhim salcën sipër mishit që të mbulohet i gjithi me salcë, e spërkasim me pak vaj e rigon dhe pjekim në furrë për 20 minuta; Pesë minuta para fundit heqim tavën nga furra dhe e mbulojmë me fetat e mocareles, mundësisht sipër çdo fete mishi. E pjekim edhe per 5 minutat e mbetura dhe e servirim ende të ngrohtë duke e spërkatur përsipër edhe me borzilokun e freskët.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading