Një nga perimet që kam urryer kur isha e vogël, por që tani e adhuroj në çdo gatim. Kjo Sallatë e ftohtë me patëllxhanë ishte ajo që më ndryshoi mendjen për këtë perim. Ime më e qante por që sado të mundohem unë, nuk kam për ta bërë kurrë si e bënte ajo. Mami im i ziente patëllxhanët, ndërsa unë i poqa në fritezën me ajër duke qënë se kisha patëllxhanë të vegjël. Këtu në blog do të gjeni plot receta të tjera me këtë perim, si psh të pjekur, musaka apo supë etj.
Patëllxhani në fakt ka rrezik që të dalë herë pas here edhe i hidhur, por edhe kjo ka një hile si të shpëtoni.
Mjafton që të marinoni fetat e patëllxhanit (ose edhe të plotë) me kripë të trashë. Pas disa minutash, hidhësia që ka perimja brenda, do dalë jashtë. Shpëlajini mirë që ti hiqni kripën e tepërt dhe i keni gati për gatim.
Nëse do ti skuqni, ju këshilloj fort që mos ta anashkaloni këtë hap, pasi përndryshe në skuqje do ju thithin shumë vaj. Nëse i marinoni paraprakisht, i shpëlani dhe thani shumë mirë, nuk do ju thithin shumë vaj. Nuk e njoh shkencën që qëndron mbrapa por di t’ju them se e kam mësuar me eksperiencë.
Kjo Sallatë e ftohtë me patëllxhanë është një meze fantastike dhe shkon pothuajse me çdo ushqim tjetër.
Sallatë e ftohtë me patëllxhanë
Përbërësit
- 🔹️ 1 kg patëllxhanë
- 🔹️ 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹️ 1 spec
- 🔹️ 2 thelpinj hudhër
- 🔹️ 1 tufë majdanoz
- 🔹️ 1 lugë çaji kripë
- 🔹️ 2 lugë gjelle uthull molle
- 🔹️ 2 lugë gjelle dressing me vaj,limon e piper të zi
Instructions
- Lajmë e thajmë mirë patëllxhanët.I shpojmë pak me majën e thikës a pirunin dhe i spërkasim me kripë e vaj.
- Ndezim air fryer-in në 200°.
- Hedhim patëllxhanët pasi ti kemi përzier mirë dhe shtojmë hudhrën. I pjekim për 18 minuta duke i trazuar 1 herë.
- Pasi janë zbutur dhe pjekur mirë i presim në copëza sa janë ende të ngrohtë. Shtojmë specin jeshil, majdanozin, pak kripë, vajin e aromatizuar me piper dhe uthullën dhe i trazojmë. I shtypim dhe me lugë nga pak që të marinohen mirë. Sallatën e konsumojmë direkt ose e ruajmë në kavanoz në frigorifer deri në 1 javë.
- Sa më shumë të rrijë aq më shumë marinohen shijet.
Leave a Reply