E keni parasysh sa ju shijojnë sallatat në restorante, ndërsa në shtëpi jo dhe aq? Kjo sepse ata përdorin Dressing për sallata (marinadë).
Me shumë gjasa kjo vjen si pasojë e marinadës që I hidhni. Ndonjëherë vetëm vaj ulliri e limon nuk e bën dhe aq të shijshme sallatën e ndaj ju duket sikur hani vetëm barishte.
Një alternativë e shkëlqyer është që ti bëni vetë disa kombinime marinadash dhe ti mbani të gatshme në frigorifer për disa ditë. Edhe nëse do ju duhet të merrni sallatë me vete në punë, mjafton të hidhni pak marinadë në një enë të vogël dhe kështu do hani diçka të shëndetshme edhe në punë.
Propozimi im janë këto katër kombinime:
- Ranch
- Mjedër
- Mjaltë – mustardë
- Piper-limon
Sigurisht që ju mund të bëni kombinime të tjera, por ajo që duhet të kini që një marinadë duhet të ketë yndyrna, të tharta, kripë, aromatizues. Por çfarë janë këta konkretisht?
- Yndyra – do ishte mirë të përdorni vetëm vaj ulliri, por sipas dëshirës mund edhe të përdorni tjetër lloj vaj sallatë
- Të tharta– kryesisht uthull, lëng limoni apo lime, lëng portokalli, uthull balsamic etj
- Kripë– të bardhë, të zezë, rozë të himalajave etj
- Aromatizues– erëza të ndryshme sit ë thata ashtu edhe të njoma, djathë tip gorgonxola apo parmigiano/grana, reçel frutash etj
Raporti I secilit grup më lart që përdoret qe te jete 1:1 per yndyrnat dhe të thartat, pra një kupë vaj me 1 kupë (uthull,limon etj) dhe aromatizuesit apo shtesat ne varesi te shijes.
Me poshtë do të gjeni mënyrën time të përgatitjes së Dressing për sallata (marinadë)
Dressing për sallata (marinadë)
Përbërësit
Salca Ranch:
- • 1 kupë vaj ulliri
- • 1 kupë dhallë (ayran)
- • 1 lugë gjelle kopër
- • 1 lugë çaji pluhur qepe
- • 1 lugë çaji hudhër pluhur
Salca me mjedër:
- • 1 kupë vaj ulliri
- • 1 kupë lëng lime (limon jeshil)
- • 1 lugë çaji reçel mjedre
- • 1 lugë çaji kripë
Salca mjaltë – mustardë:
- • 1 kupë vaj ulliri
- • 1/2 kupë lëng limoni
- • 6 lugë gjelle mjaltë
- • 3 lugë gjelle mustardë me kokrra
- • 1 lugë çaji kripë
Salca piper-limon
- • 1 kupë vaj ulliri
- • 1 kupë lëng limoni
- • 1 lugë gjelle pipër I zi kokërr I shtypur trashë
- • 1 lugë çaji kripë
Instructions
- Përgatitja është e thjeshtë. Fusni të gjithë përbërësit e salcave ( sipas shijeve) dhe për ti trazuar tundni mirë enën.
- Këto salca mund të durojnë deri në tre javë në frigorifer.
- Para përdorimit gjithmonë tundeni shishen si dhe për sasi për sallatën do të përrdorni 1 lugë gjelle për person.
Leave a Reply