Kimchi sipas stilit shqiptar është një shpikje e imja. Kimchi është një lloj turshie koreane e cila është krejt ndryshe nga kjo që po ndaj unë sot me ju. Ndaj dhe e kam quajtur ala shqiptarçe. Unë përdora disa perime që kisha në shtëpi, prita disa ditë deri sa filloi të fermentohet dhe vendosa ta ndaj me ju këtë recetë.
Normalisht receta origjinale kërkon përbërës shumë ndryshe nga tonat dhe kjo është e kuptueshme. Ne nuk jemi në Korenë e jugut, ndaj e sigurt që për të gatuar kimchi do na duhet të bëjmë ca ndryshime. Rrjedhimisht, nuk mund të quhet kimchi, por kimchi sipas stilit shqiptar.
Kimchi ka një shije të kripur dhe athët njëkohësisht. DUke patur edhe pluhur speci djegës përbrenda, kjo lloj turshie nuk mund të konsumohet nga të gjithë. Ose me mirë, nuk konsumohet nga ata që nuk e duan specin djegës. Në fakt shija pikante është ajo që i jep dhe maksimumin e shijes kësaj turshie.
Kam postuar shumë receta për turshi në këtë blog. Keni versionin tradicional fare për turshi.
Ju kam treguar si të bëni turshi të shpejta frigoriferi, apo edhe si të gatuani lakrën turshi e ti bëni dollma.
Kimchi sipas stilit shqiptar
Notes
Pas një jave turshia është gati. Nuk është e nevojshme ta ruani në frigorifer.
Përbërësit
- 🔹️ 300g lakër
- 🔹️ 1 tufë pazi e huaj
- 🔹️ 1 hudhër e njomë
- 🔹️ 1 qepë e njomë
- 🔹️ 1 thelpi hudhër e thatë
- 🔹️ 1 lugë çaji piper i kuq i ëmbël
- 🔹️ 1 lugë çaji piper i kuq djegës
- 🔹️ 1 lugë çaji kripë
- 🔹️ 1/2 lugë çaji rigon
- 🔹️ 1 gotë ujë
Instructions
- Hedhim gjithë lakrën dhe pazinë e prerë trashë në një enë qelqi.
- Sipër tyre shtojmë erëzat dhe shtypim lakrën me duar sa më shumë që të mundemi.
- Në një enë qelqi me mbyllje hermetike hedhim me rradhë lakrën e aromatizuar, fusim hudhrën e njomë të prerë në gjysëm dhe po kështu edhe qepën e njomë.
- Sipër shtojmë hudhrën e thatë të prerë dhe e mbyllim enën.
- E lëmë ashtu 24 orë dhe të nesërmen shtojmë ujin.
- E tundim enën një herë në ditë që të bashkohen aromat.
Leave a Reply