Salcë karameli të kripur

Jump to recipe

Kisha kohë që doja të ndaja me ju këtë recetë për Salcë karameli të kripur.

Është një nga ato salca që për mendimin duhet ta keni gjithmonë në dollap. Përgatitet lehtë dhe duron gjatë edhe jashtë frigoriferi. Gjatë, dmth ky është term relativ, pasi kaq e mirë sa është, zor se duron gjatë 😊.

Mua më pëlqen mbi çdo ëmbëlsirë në fakt. Ja për shembull kësaj tortës këtu i jep atë prekjen magjike për ta shijuar si duhet.

Megjithatë, ka një sekret që salca e karamelit të dalë fantastike. Ose më saktë, ka vetëm një mënyrë se si të dalë kremoze. Duke përdorur vetëm krem qumështi me bazë shtazore. Në markete gjeni rëndom krem qumështi të ëmbëlsuar, nga ato për ëmbëlsira.

Epo, KËTO NUK BËJNË!! E shkruajta me gërma kapitale pasi vërtet duhet ta mbani parasysh, Ky lloj krem qumështi nuk mund të përdoret për karamelin, pasi nuk e lidh. Nëse keni tentuar më parë dhe ju ka dështuar salca, kjo është arsyeja kryesore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading