Pazare me Nevilën- Dita e dytë

Pazare me Nevilën- Dita e dytë shkoi si vijon. Totali i shpenzimit këtë ditë ka qënë më i ulëti i javës pasi gatimet që kisha planifikuar nuk kërkonin shumë shpenzime dhe disa produkte nga dita e parë u përdorën edhe të dytën.
Mëngjesi ishte sultiash, një mëngjes që më kujton fëmijërinë. Fatmirësisht e gjithë familja ma pëlqen ndaj ishte një zgjedhje ideale.
Për drekë, gatova patate furre me bërxolla gici dhe darka, krepë të kripura të mbushura me proshutë, domate dhe rukola që teproi nga dita e parë.

Përsa I përket krepëve, ato u përgatitën fare lehtë. Në një blender shtova:

  • 2 kokrra vezë,
  • ½ kupë miell,
  • pak kripë,
  • 1 lugë çaji sheqer,
  • 200ml qumësht,
  • pak vaj ulliri

I miksova disa sekonda sa brumi u bë I njëtrajtshëm. I gatova në një tigan që nuk ngjit dhe secilën prej tyre I mbusha me djathë në feta, proshutë, pak rukola, disa feta domate. I hodha pak kripë e vaj ulliri dhe I palosa.

[lt_recipe name=”Sultiash” servings=”4 kupa” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/06/wp-1591735768877-533×1024.jpg” ingredients=”• 150g oriz;• 200ml ujë;• 250 ml qumësht;• 100g sheqer kallami;• kanellë” ]Ziejmë orizin në ujë pa e shpëlarë. Niseshteja e ndodhur në kokrrat e orizit do bëjë të mundur trashjen e sultiashit. E ziejmë deri sa ta ketë pirë thuajse të gjithë ujin dhe kokrrat të jenë zier. Shtoni ujë po e patë të nevojshme; Shtojmë qumështin dhe sheqerin dhe e vlojmë në temperaturë të ulët deri sa të trashet pak. Rreth 10 minuta; E heqim nga zjarri dhe e ndajmë në kupa duke spërkatur përsipër edhe kanellë.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading