Një recetë praktike për të bërë waffles

Kur vjen puna tek mëngjeset e familjes gjatë ditëve të javës, të gjithëve na kap paniku. Kjo sepse jemi gjithmonë me nxitim dhe ndonjëherë nga nxitimi mendon ta lesh fare e të dalësh pa ngrënë në mëngjes. Për mua kjo është e papranueshme ndaj përgatitem që në darkë për mëngjesin e ditës pasardhëse. Nuk dua kurrsesi të lë fëmijët pa mëngjes kur dihet botërisht që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Përveç përgatitjes së brumit për waffles (që mund ti gatuani edhe si pancakes), tek ky linku këtu  mund të gjeni edhe disa ide të tjera. Pra siç e them shpesh, duhet vetëm pak përgatitje paraprake për një vakt të mirë, qoftë ky mëngjes, drekë apo darkë.

Për t’í shoqëruar mund të përdorni recetën time për shurupin të cilën e gjeni duke klikuar tek ky linku këtu.  ose mund të përdorni pekmez frutash etj…

Receta e mëposhtme është përshtatur nga Ree Drummond të cilën e adhuroj.

[lt_recipe name=”Waffles” servings=”4 Persona” prep_time=”10M” cook_time=”20M” total_time=”30M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Kostoja e kësaj recete është 250 Lek për 4 persona. Mund t’i përgatisni edhe një natë më parë dhe në mëngjes ti ringrohni” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/waffle5.jpg” ingredients=”• 3 të bardha vezësh të rrahura fort;• 3 të verdha vezësh;• 1 ½ kupë qumësht;• 2 kupa miell;• 1 pako pluhur pjekës;• 1 lugë çaji vanilje;• ½ kupë sheqer;• 120 gr gjalpë I shkrirë;• 3 lugë gjelle mjaltë;• luleshtrydhe;” ]Ngrohim tostin specific për waffles (nëse nuk e keni mund ti bëni kekë tigani duke e pjekur brumin si petulla në një tigan të sheshtë);Në një tas bashkojmë miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, vaniljen. Në një tas tjetër rrahim qumështin, të verdhat e vezëve, gjalpin e tretur dhe më pas ia shtojmë të thatave;I trazojmë mirë me pirun. Tani duhet të bashkojmë me kujdes të bardhat e vezëve të cilat i kemi rrahur shkumë më parë  me brumin;Me ndihmën e një spatule silikoni hedhim të bardhat e vezëve mbi brumin dhe e trazojmë me kujdes që të bardhat të mos ulin volumin. Këto do I bëjnë waffles kërce gjatë pjekjes;Hedhim nga ¼ kupë nga brumi mbi tost dhe I lëmë të piqen për 8 minuta;Përsërisni këtë proçes deri në mbarim të brumit, ose mbështilleni tasin me qese transparente dhe ruajeni brumin në frigorifer për të nesërmen;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading