Shurup për pancake I bërë në shtëpi

Jump to recipe

A e dini se mund të bëni vetë Shurup për pancake I bërë në shtëpi?

Në çdo foto me pancake apo waffle që mund të shihni në internet është e sigurtë që do shihni edhe currila shurupi panje që rrjedhin nga të gjitha anët. E di, ju shkoi goja lëng tani, e marr me mend  ☺.

Mirëpo, të gjithë e dimë që shurupi i panjës është i kushtueshëm Në raste te veçanta edhe mund ta blejmë, por jo gjithmonë. Megjithatë, duke eksperimentuar, unë arrita të përftoj një shurup të ngjashëm. Sigurisht qe panja ka më shumë vlera në organizëm, por nëse nuk abuzojmë, edhe ky shurup bën. Për t’i dhënë një shije më të vecantë unë përdora melasë sheqeri.

Por çfarë është melasa e sheqerit?

Para se të kaloj tek receta, po ju jap pak info se çfarë është melasa.

Melasa e sheqerit është një substancë e trashë, e errët që formohet si produkt i mbetur gjatë procesit të prodhimit të sheqerit. Kjo substancë përmban një sasi të madhe të glukozës dhe fruktozës. Gjithashtu përmban disa minerale të rëndësishme si kalcium, magnez, kalium dhe hekur. Krijohet duke u nxjerrë nga kallam sheqeri apo panxhar sheqeri, si pjesë e procesit të prodhimit të sheqerit.

Melasa e sheqerit shpesh përdoret si substancë e ëmbël në gastronomi për të shtuar aromën e saj të thellë dhe shijen e ëmbël. Ajo gjithashtu përdoret në përgatitjen e disa llojeve të birrës, alkoolit dhe produkteve të tjera të konsumit. Konsumimi i melasës së sheqerit ka përfitime të shëndetshme, si furnizimi me energji për organizmin, për shkak të nutrientëve që përmban. Megjithatë, duke pasur përmbajtje të lartë të sheqerit, konsumimi duhet të jetë i moderuar.

Pra jeni gati për Shurup për pancake I bërë në shtëpi? Ja receta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading