Kuba çokollate për tu marrë me vete në shkollë

Tashmë shkolla ka filluar dhe duhet që përditë ti vendosim fëmijëve ushqimin me vete, ndaj, për të mos qëndruar vetëm tek sanduiçet, unë ju propozoj këto kuba çokollate për tu marrë me vete në shkollë. Për pjekjen e tyre unë përdora tavën me katrore te @tescoma_albania (foto e fundit). Duke qënë një tavë me shumë ndarje, ishte ideale për të pjekur në sasi (edhe pse kubat që tepruan u grinë nga familja si snack në pasdite). Ajo që më pëlqeu më tepër ishte fortësia e tavës, pasi zakonisht tavat e silikonit janë të përthyeshme kollaj dhe rrezikojmë që të na derdhet brumi, por jo me këtë tavë.

[lt_recipe name=”Kuba çokollate për tu marrë me vete në shkollë” servings=”54 kuba” prep_time=”10M” cook_time=”25M” total_time=”40M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/09/IMG_20190914_134232_853-533×1024.jpg” ingredients=”• 100g miell;• 45g kakao;• 75g sheqer i bardhë;• 75g sheqer kaf;• 2 vezë;• 120ml qumësht;• 90ml vaj luledielli;• 7g pluhur pjekës (1/2 paketë);• 60g çokollatëza pik loti (opsionale);” ]Ndezim furrën në 185°C; Në një tas hedhim të thatat (miell, kakao, pluhur pjekës) dhe i trazojmë; Në tasin tjetër rrahim vezët me sheqernat, shtojmë vajin dhe qumështin dhe më pas i bashkojmë me të thatat; Marrim tavën e silikonit dhe me një furçë të vogël i lyejmë gropëzat me fare pak vaj; Hedhim nga një lugë çaji në çdo gropëz (do fryhen gjatë pjekjes) dhe ke secila prej tyre zhytim pak çokollatëza pik loti. I pjekim për 20-25 minuta. I lëmë të ftohen mirë në tavën e silkonit dhe pastaj i nxjerrim;Për ti servirur, mund ti konsumoni thjesht kështu ose ti shërbeni me çokollatë të shkrirë ku secili të ngjyejë kubin e vet;[/lt_recipe]

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading