Pazare me Nevilën java e dytë e korrikut është rubrika e kësaj vere. Siç ju kam sqaruar në postimin e javës së kaluar, këtë muaj kam vendosur si buxhet për të shpenzuar për muajin korrik vlerën 45,000 lek të ndarë sipas katër javëve me buxhete të ndryshme për çdo javë.
Sigurisht që fokusi vazhdon ende të jetë edhe konsumi I ushqimeve që kam në dollap, ngrirje/ frigorifer dhe blerjet janë vetëm për të plotësuar mungesat në shtëpi.
Pazaret e javës së kaluar shkuan në total: 11,500 lek ku u shpenzuan te tjera perveç blerjeve ne Pogradec.
- Rossmann 2,340 lek
Ushqimi I qenushit
Shampo për djalin
Pastrues per xhamat e syzeve
- Supermarket Bioju 1,076 Lek
Ujë të pijshëm Lajthiza
Djathë Philadelphia
Vezë
Kos
Buxheti I caktuar I javes 12,000 lek. Pra java e parë u mbyll më sukses. Përsa I përket të ngrënave I jam përmbajtur pothuaj rigorozisht planit të caktuar përveç disa ndryshimeve të vogla por pa shpenzuar më.
Për këtë javë, buxheti sërisht mbetet I njëjtë, pra 12,000 lek ku në fundjavë u blenë:
- Pazare ne Conad 6,640 lek
Gjel fshati 1,855 lek (nga ato blerjet e rralla)
Kurrizë pule 175lek
Krahë pule 582lek
Sallate rukola dhe Valeriana ne total 388lek
Nenexhik 95lek
Domate qershi 261lek
Galete (buke e grirë) 209
Akullore 599lek
Gjalpë (me ofertë) 500g 639lek
Aromatizuez makine, shampoo trupi, paste dhembesh 847lek
Kafe kapsula Conad 990lek
- Supermarket Bioju 2,602 Lek
Djathe me qumesht te ftohte ( i stazhonuar) 449lek
Qumesht (ne oferte) 4 litra 198lek
Bajame 235lek
Ujë 294lek
Oriz 89lek
Nektarina (me ofertë) 3kg- 123lek
Fileto pule 1kg 736lek
Kos 180lek
Vaj luledielli 2lit 298lek
Pazare Baronesha vetëm tortilla 220lek
Pazare tek dyqani i fruta-perimeve 530 lek ku bleva domate qershi, domate sallate dhe nektarina.
Pazare Ritual Shop detergjent rrobash 1,900 lek ( ky ishte surpriza pasi kishte dy në një edhe zbutësin dhe pasi e provova ngela e mahnitur)
Duke parë që tashmë frigoriferin e kam plot po ashtu si edhe dollapin, them se shpenzimet e mia për pazare përveç ujit te pijshëm përfundojnë këtu, mgjt të shohim deri në fund.
MËNGJES | DREKË | DARKË |
Scones me portokall dhe boronice | Burritos nga ngrirja, sallate me rukola | Kroketa me gjize |
Kupa me fara chia dhe mjedra | Tarte sfoljate me patellxhan dhe pekorino | Sallatë panxhari dhe patate te ziera |
Buke e thekur, gjalpe e recel | Speca te pjekur me domate e hudhra ne tave | Omelete me djathe e proshute gjel deti |
Pancakes | Gjelle me mish e patate | Sallatë rukola, mollë jeshile, avokado, |
Kos me granola fruta, e mjalte | Kec i pjekur ne furre me patate | Tarator me kos |
Buke, veze e zier, kastravec, djathe | Biftek picaiola | Sallate me ton, oriz, fasule te kuqe |
Petulla me recel | Tarte me qepe te karamelizuara dhe proshute spek | Caj mali, buke e thekur, djathe i bardhe |
Leave a Reply