Puding me fara çia

Të gjithë tashmë kemi dëgjuar mbi benefitet e farave chia (çia) dhe fatmirësisht mund ta gjejmë lehtë në treg dhe me një çmim të pranueshëm. Farat Chia janë konsumuar që në kohën e popullsisë Maja dhe janë një burim shumë I mirë I yndyrnave të shëndetshme si Omega-3, karbohidrate, proteina, fibra, antioksidantë, kalçium etj.

Kur bashkohen me lëgje kanë tendencën të kthehen në një substancë xhelatinoze dhe për këtë arsye të jep ndjesinë e ngopjes pas konsumit.

Duke patur shije neutrale ato mund të bashkohen me çdo lloj lëngu duke na dhënë shumë fleksibilitet në kombinime.

Unë këtu ju kam sjellë një propozim të cilin mund ta përdorin gjithë njërëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj glutenit, apo nëse përdorni qumësht vegjetal (kokosi, bajame, etj…) mund të konsumohet edhe nga ata persona që kanë zgjedhur të jenë vegan.

 

[lt_recipe name=”Puding me fara çia” servings=”4 kupa” prep_time=”5M” cook_time=”1H” total_time=”1H5M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/06/puding-me-fara-çia-533×1024.jpg” ingredients=”• 350ml qumësht kokosi (ose çdo lloj qumështi tjetër sipas preferencave);• 1 banane e butë;• 60 gr fara çia;• 2 lugë gjelle mjaltë;• Fruta sipas dëshirës;;” ]Në një blender bluajmë bananen, mjaltin dhe qumështin;E kalojmë masën në një tas të madh dhe shtojmë farat çia; E trazojmë disa herë në mënyrë që farat të shpërndahen në mënyrë uniforme dhe e lëmë në frigorifer për 30 min ose gjatë natës; Para konsumimit i hedhim përsipër fruta të tjera si psh luleshtrydhe dhe qershi dhe e shijojmë; Ky lloj “pudingu” mund të durojë në frigorifer për 3-4 ditë pa iu prishur vlerat ushyese[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading