Muffins me karotë e bajame dhe mbushje me maskarpone

Si thoni për një recetë për muffins me karotë e bajame dhe mbushje me maskarpone?

Në “profesionin” tim të ri si blogere ushqimi ndodh shpesh herë që të më pyesin mbi enët e kuzhinës që unë përdor apo kë do iu sugjeroja që të blinin.

Në fakt blerja e enëve të kuzhinës është investim pasi kushtojnë jo lirë, ndaj kur më pyesin për markat që unë përdor apo që mund t’i sugjeroj si të mira, unë jap reçensionin tim të sinqertë.

Një rrëfim I sinqertë nga unë!!

Kompania Tescoma është një ndër markat që unë do t’ia sugjeroja të gjithëve dhe kur m’u dha mundësia të testoja disa prej produkteve të tyrë të linjës Delicia u lumturova pa masë.  Kjo tava këtu psh për mendimin tim ia vlen çdo qindarkë dhe nga postimi në instagram vura re që pati shumë interes. Uroj vërtet që këshillat e mia t’ju hyjnë në punë sado pak.

E tani të kthehemi tek qëllimi I këtij postimi. Të gjithë produktet që kam përdorur në këtë recetë I kisha në shtëpi, në fakt çdo njëri nga ne I ka. Për miellin e bajameve përdora 200g bajame kokërr që e griva në mikser, pra nuk dola të blija nga ato miellrat e pazarit me çmim me tre zero nga mbrapa ☺, kështu që nuk rrezikova në asnjë moment që të devijoja nga #sfidaedollapit.

Për këto muffins unë përdora këtë pajisje për t’i bërë me dy shije.

[lt_recipe name=”Muffins me karotë e bajame dhe mbushje me maskarpone” servings=”12 muffins” prep_time=”5M” cook_time=”30M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Keto muffins mund ti ruani fare mire edhe ne ngrirje per 1 muaj.” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/09/muffins-me-karrotë-e-bajame-dhe-mbushje-me-maskarpone-533×1024.jpg” ingredients=”Për kekun:;• 1 karrotë e grirë;• 1 1/2 kupë miell;• 1 kupë miell bajamesh;• ½ kupë vaj;• ½ kupë kos;• 2 vezë;• 3 lugë gjelle sheqer i butë kaf;• ½ paketë pluhur pjekës;• ½ lugë kafe sodë;• 1 lugë çaji kanellë;• 1 lugë çaji vanilje;Për mbushjen:;• 100g maskarpone;• 100g sheqer i bardhë;• 1 vezë;• 1 lugë çaji vanilje;” ]Ndezim furrën në 180˚C; Në një tas përziejmë miellrat, sodën, kanellën, pluhurin pjekës dhe I trazojmë pak; Në tasin tjetër përziejmë vezët, karotat, sheqerin kaf të errët, vaniljen, kosin dhe vajin e lulediellit. I trazojmë mirë sa të bashkohen dhe më pas I bashkojmë me të thatat. I trazojmë aq sa të përzihen por jo më shumë pasi nuk do fryhen mirë; Përgatisim edhe mbushjen duke trazuar tek I njëjti tas ku rrahëm të lëngëtat, kremin maskarpone, vezën, sheqerin dhe vaniljen. I rrahim sa të bëhen krem; Për të bërë këto muffins unë përdora pajisjen e Tescoma për muffins me dy shije; Për t’I mbushur kollaj, I hodha të dy brumrat në qese pastiçerie; Marrim tavën për muffins dhe e veshim me letra pjekjeje; Vendosim sipër pajisjen e Tescoma dhe mbushim anash me brumin e muffins me karrotë. I mbushim deri në gjysmë por jo më shumë; Marrim qesen ku kemi mbushjen dhe mbushim mesin si në foto; Pajisja Tescoma për muffins me dy ngjyra bën gati tre muffins njëkohësisht, ndaj e ngrejmë dhe e vendosim mbi tre gropëza të tjera dhe vijojmë mbushjen deri sa të 12 gropëzat e tavës të jenë mbushur; Një këshillë, që brumi mos t’ju ngjisë siç më ka ngjitur mua, lyeni pak pajisjen me vaj; I pjekim muffins në furrë për gati 30 minuta; E heqim tavën nga furra pasi të jenë pjekur dhe i lëmë të ftohen në tavë; Këto muffins ngrihen fare mirë, mjafton t’i fusni në ngrije për 30 minuta e pastaj ti ruani në një qese ose kuti po në ngrirje; Për t’i konsumuar, mjafton ti nxirrni në temperaturë ambienti një natë më parë dhe do I keni për mëngjes për aq herë sa do doni t’i konsumoni[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading