Toptha proteinikë me pak përbërës

Për sot po ju propozoj toptha proteinikë me pak përbërës për tu marrë me vete.

Këto Toptha proteinikë me pak përbërës mund ti përgatisni një herë në javë, të dielave psh. I ruani në një enë të mbyllur dhe merrni nga 1 ose 2 me vete në çantën e ushqimit. Përbërësit që ju duhen për këto toptha, janë si më poshtë. Siç e shihni edhe vetë, janë shumë pak dhe nuk ka nevojë as për gatim (nëse përdorni granola të blerë). Mund ta përgatisni edhe vetë granolën, nëse i keni për kollaj të gjithë përbërësit.

🔹️ 4 lugë gjelle granola tërshëre
🔹️ 2 lugë çaji mjaltë
🔹️ 1 lugë çaji gjalpë kikiriku
🔹️ 1 lugë çaji arrë kokosi

I trazojmë mirë të gjitha dhe me duar të lagura i bëjmë toptha.

Tani, për kompozimin e lunchbox-it vendosni si vijon:

🔹️ 2 toptha me tërshërë¹
🔹️pak avocado²
🔹️disa feta kastrave
🔹️2 kumbulla
🔹️1 dardhë
🔹️Spaghetti me pesto borziloku

² Fetat e avocados lyejini me lëng limoni që mos nxihen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading