Bukë me drithra dhe fara

Jump to recipe

Receta e sotme është një Bukë me drithra dhe fara. Jua kam shprehur shumë herë se sa shumë e dua bukën? E adhuroj do të thoja. Mua më pëlqen të eksperimentoj me kombinimet. Herë-herë shtoj ndonjë përbërës të veçantë për të parë se si e ndryshon shijen. U bë shumë vite që unë e bëj bukën në shtëpi (siç e kam përmëndur edhe këtu). Përdorimi i makinerisë së bukës me kursen lodhjen dhe ndotjen e kuzhinës. Recetën e sotme e kam bërë pikërisht me këtë pajisje. Megjithatë, nëse nuk e keni, thjesht do ju konsumojë pak më tepër kohë punimi I brumit.

Si një blogere ushqimi, më ndodh shpesh të më pyesin edhe mbi pajisjet që unë përdor në kuzhinë. Pyetje të tipit se çfarë pajisjesh kam, apo vendin ku I kam blerë etj… E kuptoj që kam mbi vete edhe përgjegjësinë e të sugjeruarit të produktit cilësor. Për këtë arsye në blog keni edhe disa postime pikërisht mbi këto pajisje. I gjeni të gjitha në këtë kategorinë 👉 këtu. U bë disa kohë që unë kam eksperimentuar me produktet e firmës Palma dhe ju garantoj që janë vërtetë cilësore. Për recetën e sotme përdora grurin Palma, të cilin e zjeva për 10 minuta. Ishte fiks aq sa duhej për këtë recetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading