Ashure, sipas traditës Krutane

Jump to recipe

Kur vjen puna tek postimi I recetave tradicionale, ajo që kam vënë re rëndom është që ne Shqipëtarët nuk tolerojmë devijime. Ose thënë më mirë, kemi gjithmonë kritika mbi recetën që ne blogeret e ushqimit ndajmë në blogjet tona. Postimet me më shumë komente apo debate, janë pikërisht ato me receta tradicionale.

E bëra këtë hyrje jo më kot, ajo që dua të shpreh është që e bukura e recetave tradicionale qëndron pikërisht në ato modifikimet e vogla që çdo familje, në çdo krahinë të vendit tonë u ka bërë recetave ndër vite. Por, këto modifikime nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht që receta nuk është autentike apo tradicionale e asaj krahine etj…, përkundrazi, është kenaqësi të dëgjosh apo provosh një recetë sipas versionit të një familje të caktuar.

Gjithashtu ( ta nxjerr edhe këtë se plasa ☺), roli I blogereve të ushqimit si puna ime e shumë të tjerave, konsiston edhe në eksperimentimin e recetave, që do të thotë se ne I testojmë, I vlerësojmë e nëse na duken të shijshme, I ndajmë edhe me ju, ndaj nëse nuk I  përmbahemi fill e për pe tradicionales mos na gozhdoni ☺.

Tani, që të kthehemi tek thelbi I postimit, receta e sotme është një recetë që unë e kam “vjedhur” me stil nga mami I shoqes time (që e kam dhe ndjekëse meqë ra fjala). Po flas për ashuren, atë që ne e lidhim me festën e Sulltan Nevruzit ( por që në fakt nuk ka fare lidhje me këtë festë pasi festa e ashures është ditë tjetër).

Sipas traditës bektashiane, duhet që ashurja të ketë 12 përbërës brenda, por në vitet kur gjyshja me mami I shoqes time e kanë gatuar, ka qënë pak vështirë për të siguruar gjithë përbërësit. Kështu përveç përbërësve të tjerë tipikë, është shtuar dhe mjalti shumëlulesh, e meqënëse bletët kanë shëtitur lule më lule, përmban shumë përbërës në një ☺.

Ka aq shumë historik për ashuren, sa nëse do filloja të shkruaja është e sigurtë që do lodheshit deri sa të arrinit tek leximi I recetës, ndaj do ta lë këtë info për herë tjetër.

 

PS: një këshillë, nëse do të vendosni ta gatuani sigurohuni që t’I përkushtoheni 2 ditë, ku dita e dytë kërkon forcë krahu ☺. Unë kam bërë pak hile këtu, pasi zierjen e grurit e kam bërë në slow-cooker gjë që më kurseu kohë dhe energji pasi nuk I ndejta mbi kokë. Për më tepër gruri u zje aq sa duhej dhe u trash aq sa duhej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading