Kek me kungulleshka, qershi dhe arra

Më kishte shkuar mendja per nje kek të shpejtë këtë fundjavë dhe në frigorifer kisha pak gjëra. Ime bijë pasi e kuptoi që unë do bëja kek mu lut që të gjithë proçesin ta kryente ajo, kështu që nxora gjithë produktet që kisha në plan të përdorja për kekun dhe ia vura para. Kaq mjafton që ju ta kuptoni se receta është super e thjeshtë, pra për sa kohë mund ta bëjë një shtatë vjeçare mund ta bëni edhe ju ☺.

[lt_recipe name=”Kek me kungulleshka, qershi dhe arra” servings=”5-6 persona” prep_time=”5M” cook_time=”35M” total_time=”40M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/kek-me-kungulleshka_edited.jpg” ingredients=”• 1 vezë;• ¾ kupë sheqer të bardhë;• ½ kupë kos;• 1/3 kupë arra të thërrmuara;• ¼ kupë vaj luledielli;• 1 kupë kungulleshka të grira (rreth 1 kungulleshkë mesatare);• 1 kupë miell + 1 lugë gjelle;• 1 lugë çaji pluhur pjekës;• Pak kripë;• 1 kupë qershi pa bërthamë (të freskëta ose të ngrira)+ 1 lugë gjelle sheqer;” ]Ndezim furrën në 180ºC; Në një tas të madh trazojmë vezën me sheqerin me ndihmën e një piruni;Shtojmë më pas kosin dhe vajin dhe e trazojmë mirë; Shtojmë arrat, më pas miellin me pluhurin pjekës dhe kripën. E rrahim sa të bashkohen dhe më pas shtojmë edhe kungulleshkën e grirë duke e spërkatur me pak miell ( ajo luga shtesë tëk mielli ); Lyejmë me pak vaj dhe miell një tavë keku (unë përdora atë me vrimë në mes) dhe hedhim brumin e kekut. E nivelojmë me lugë dhe zhysim në kek qershitë (rreth 10 kokrra); E pjekim kekun për 30-35 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë kafe të florinjtë dhe maja e thikës të dalë e pastër;Ndërkohë që keku piqet, përgatisim salcën e qershive. Në një tigan hedhim sheqerin dhe qershitë. I trazojmë deri sa sheqeri të tretet dhe dalë paksa lëngu I qershive. E fikim zjarrin dhe e lëmë salcën për më vonë; Pasi keku të jetë pjekur e kthejmë me kujdes në një pjatë servirjeje dhe I hedhim përsipër salcën e qershive.[/lt_recipe]

 

2 Comments

  1. Une do preferoja vaj misri ne vend te luledielli. Kushdo mund te thote edhe vaj ulliri por per embelsira vaji farave ne fakt eshte dhe me i mire. Te misrit e preferoj sepse dhe me i lehte.

    1. Ne fakt nuk e kam perdorur shume vajin e misrit keto kohet e fundit. Mund ta tentoj njehere 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading