Dhjamë I tretur, në kushte shtëpie

Dhjamë I tretur, në kushte shtëpie

Më kujtohet  në kohën kur  fillova ti futesha gatimit me kokë ( lexo: kohën kur bleva librin tim të parë të gatimit dhe provova receta të reja) u përballa me një përbërës që nuk mund ta gjeja në treg. I referohem këtu dhjamit në gjëndje të tretur.

Ju mund ta keni hasur këtë përbërës në blogun tim tek kjo recetë , tek kjo recetë këtu dhe do ta përmend sërisht në një recetë tjetër më vonë që unë nuk do ia zbuloj emrin, por që ka në përbërje miell misri, dhjamë, mish dhe mbështillen me këto . Bonus: edhe brumi i tartave si në figurë ka në përbërje dhjamë të kombinuar me gjalpë. Atë recetë do e ndaj me ju në një  moment të dytë.

Kështu që e tentova në shtëpi dhe të them të drejtën u ndjeva mirë që e bëra. Jo vetëm që ishte thuajse pa kosto, por ishte edhe e thjeshtë në përgatitje. Mjafton të shkoni tek kasapi juaj dhe të kërkoni dhjamë organesh të gicit, psh ai që mbështjell veshkën është më i miri pasi nuk ka aromë dhe tretet shumë mirë.

Tani mund t’ju duket e shpifur, të gatuash me dhjamë, (çfarë the dhe njëherë??!!), por nëse bëni një kërkim në rrjet ( siç bëra unë) mund të shikoni që përveç reputacionit që ka, dhjami i gicit ka më pak yndyrna të ngopura, më shumë yndyrna të pangopura  dhe më pak kolesterol sesa e njëjta sasi gjalpi e matur në gramë.  (burimi Wikipedia)

Ndaj, mos u frikësoni, thjesht mbani parasysh shijen e biskotave , tartave të kripura e të ëmbla, etj… dhe jepini dhjamit një shans të dytë.

Ja ku vjen…

Dhjamë I tretur, në kushte shtëpie

Shkurt 3, 2018
: 500g
: 5 min
: 15 min
: 20 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 1 kg dhjamë gici mundësisht nga ai që rrethon organet e brendshme
Direction
  • Step 1 Priteni dhjamin në copa relativisht të vogla dhe hidheni në një tenxhere me fund të trashë, më pas vendoseni mbi zjarr të ulët
  • Step 2 Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni dhjamin të tretet
  • Step 3 Pas rreth 15 minutave do vëreni që dhjami thuajse është tretur duke lënë në sipërfaqë pjesët e dhjamit të patretshëm
  • Step 4 Kullojeni yndyrën mbi një napë ose kullesë dhe hidheni në dy kavanoza të vegjël ose në një kavanoz qelqi 500 ml siç e bëra unë
  • Step 5 Në këtë moment yndyra e tretur është e lëgshme, transparente dhe pa aromë, por duke u ruajtur në frigorifer do ngurtësohet në një lëndë të bardhë si në foto
  • Step 6 Ruajeni në frigorifer deri sa ta mbaroni

 

 


Related Posts

Ushqimi i drekës për në shkollë

Ushqimi i drekës për në shkollë

Shpesh na kap rutina dhe ndodh që fëmijëve t’u përgatisim vazhdimisht të njëjtin ushqim për ta marrë me vete në shkollë, si psh një tost të thjeshtë apo një sanduiç i ftohtë. E di, edhe mua më ndodh, por jap maksimumin tim që mos t’i […]

Si të përgatitemi për një event katering

Si të përgatitemi për një event katering

Zakonisht kur jam e ftuar në ndonjë festë ditëlindje, event përurimi, trajnim etj, mendja më shkon tek ushqimi, të cilin e di që do të jetë I ofruar në formë kateringu. Mezi pres të shoh fantazinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve të servirura në tavolinë. Më […]



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *