Si të thajmë perimet në dehidratues

Si të thajmë perimet në dehidratues? Ky mund të jetë një nga postimet më të këndshme që po ndaj së fundmi.

Kisha kaq vite që shihja nëpër internet se si përdorej dehidratuesi dhe kisha kaq shumë dëshirë ta kisha një. Kur e gjeta në Shqipëri u lumturova shumë dhe fillova të eksperimetoj me perime të ndryshme.

Kam shumë dëshirë që së shpejti të tentoj dhe mishin, por kur ta bëj, do ju them :-).

Deri tani ju kam treguar se si kam tharë perimet dhe I kam bërë vegeta” të shëndetshme.

Sot do ju tregoj për tharjen e kërpudhave porcini, lakrës kale, panxharit, mollëve e hurmave dhe të kurkumës (apo turmeric).

Tharja e perimeve, mishit, frutave ka qënë një ndër metodat e përdorura edhe në Shqipëri kur nuk kishim frigorifer. Këtu ju përmend atë më klasiken, pastërmanë e famshme. Mgjt edhe mollët, hurmat, kumbullat, domatet, bamjet etj I gjeje shpesh.

Me daljen e frigoriferëve, erdhi metoda e ngrirjes. Në këtë postim jua kam sqaruar edhe të gjitha detajet.

Por sot do flasim për tharjen.

Marrim kërpudhat dhe pasi i pastrojmë, i presim në feta me trashësi sa më të njëtrajtshme. I sistemojmë në dehidrator pa i mbivendosur, dhe i gradojmë tek nr.4 për 5 orë.

Nëse i bëni në furrë në 60 gradë në furrë me ventilator për gati 6 orë. Që të siguroheni se janë tharë plotësisht, duhet të bë provën e thyerjes. Nëse palosen, nuk janë tharë tamam. Kështu rrezikoni t’ju myken e ti çoni dëm.

Ky pastaj ishte suksesi më I madh. Tharja dhe grirja e panxharit.

Panxhari ka shumë përfitime per shëndetin dhe interneti ka plot informacion lidhur me të.

Këtu unë do ju sqaroj vetëm se si e bëra tharjen.

500g gram panxhar, e qërova dhe preva në mixer në mënyrë që fetat të kishin të njëjtën trashësi.

I sistemojmë në dehydrator pa i mbivendosur, dhe i gradojmë tek nr.3 për 6 orë. Unë I vura në darkë dhe të nesërmen ishin tharë. Nëse i bëni në furrë në 70 gradë në furrë me ventilator për gati 8 orë ose dei sa të bën të thyeshme.

I kalojmë në një mikser të fortë, unë përdora nutribullet, dhe e grijmë deri sa të bëhet pluhur.

E vendosim në një enë hermetike dhe e ruajmë diku në të thatë. E përdorim në smoothie, në bukë, në kos, në supë, në rizoto, në ëmbëlsira etj etj…

Pastaj tharja e rradhës ishte kungulli dimëror dhe koriandër i freskët i tharë.

Të dyja këto, I përdor në supë ose sallatë, në vend të atyre kubave komercialë. Më besoni, në supë hidratohen dhe del një shije fantastike e plot aromë.

Presim kungullin në feta sa më uniforme, ndërsa korianderin thjesht e copëjmë trashë.

I sistemojmë në dehydrator pa i mbivendosur, dhe i gradojmë tek nr.3 për 4-5 orë. Nëse i bëni në furrë në 40 gradë në furrë me ventilator për gati 8 orë ose dei sa të bën të thyeshme. Ndërsa korianderi të thahet si puna e rigonit apo nenexhikut. Pervec korianderit, mund të thani edhe majdanoz, koper, mente, rigon etj etj…
Kungullin e tharë e kalojmë në një mikser të fortë, unë përdora nutribullet, dhe e grijmë deri sa të bëhet pluhur. Në të njëjtën mënyrë edhe korianderin.

Kungullin pluhur unë e bashkova me qepë pluhur, hudhër pluhur dhe pak kripë. Kështu e përdor si aromatizues edhe në sallata, në brusketa, në pizza, etj…

Lakra kale në fakt ishte drejt kalbjes në frigorifer dhe duke qënë se tharja e erëzave doli me sukses, thashë ta tentoja, Bëra shumë  mirë pasi doli shkëlqyeshëm.

Sistemova lakrën kale në dehydrator dhe e lashë në nr 1 për gati 3 orë, sa u bë kërce. E kalova në mikser dhe e ruajmë në enë me mbyllje hermetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading