Tani që po afron koha e ngrohtë, fëmijët e mi kërkojnë me ngulm akullore ose kasata. Kasatat me kos dhe fruta të ngrira janë nga më të thjeshtat në listë, mjafton të keni kos, mjaltë dhe çfarëdolloj fruti.
Sasia: 6 kasata të mëdha ose 12 të vogla
Koha totale: 10 min përgatitja & min 3 orë ngrirja
PËRBËRËSIT:
- 2 kupa kos me 2% yndyrë
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 kupë fruta të ngrira ose jo (fruta pylli ose luleshtrydhe)
- 1 tsp ekstrakt vanilje
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
- Hedhim gjithë përbërësit në gotën e mikserit.
- I përziejmë mirë deri sa masa të jetë bërë e njëtrajtshme.
- I hedhim nëpër format e kasatave (këto mund të blihen në çdo dyqan që tregton artikuj kuzhine)
- I lëmë në ngrirje për minimumi 3 orë.
Tani që afron stina e frutave për këto kasata mund të përdorni fruta si: pjeshkë, mango, ananas, banane-luleshtrydhe, kajsi etj..