Mini kek të kripur me spec të kuq dhe paté ulliri

Mini kek të kripur me spec të kuq dhe paté ulliri

Mini kekët e kripur janë një ide e shkëlqyer për t’u servirur në tavolinë. Një kombinim fantastik i specit të kuq të pjekur dhe djathit kaçkavall. Në eventin e TEDx këto mini kekë unë i servira në dy mënyra:

1. Versioni me paté ulliri

2. Versioni me krem maskarpone

Për mendimin tim versioni i parë ishte më i shijshëm sesa i dyti, mgjt mund të zgjidhni secilin opsion të dëshironi.

sasia 24 mini kekë

koha totale 50 minuta + 5 minuta përgatitja

PËRBËRËSIT

Për minikekët

  • 60 ml vaj luledielli
  • 120 ml qumësht
  • 2 speca të kuq të pjekur dhe të qëruar
  • 75 g kaçkavall i grirë jo shumë imët
  • 1 lugë gjelle pluhur pjekës
  • 2 kupa miell
  • 2 vezë në temperaturë ambjenti

Për paté e ullirit

  • 200g ullinj të zi pa bërthamë
  • 1 lugë çaji kaperi
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/4 kupë vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 açuge në vaj (opsionale)

Instruksionet:

  1. Fillimisht përgatisni paté-në e ullirit. Në një blender të vogël hidhni tërë përbërësit përveç vajit dhe lëngut të limonit. Miksojini sa ulliri të copëtohet trashë.
  2. Shtoni vajin dhe lëngun e limonit dhe ndizni mikserin. Bluajini deri sa salca të bëhet homogjene.
  3. Hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni deri në momentin e servirjes.

Për minikekët:

  • Ndizni furrën në 220°C. Në një tas të madh hidhni qumështin, vajin, vezët, kripën, specat e grirë dhe kaçkavallin. Trazojini me pirun sa të bashkohen.
  • Shtoni miellin dhe pluhurin pjekës. Trazojini aq sa të bashkohen të gjitha
  • Lyeni me gjalpë një tavë për mini kek me 24 vrima.
  • Mbushini në 2/3 e lartësisë dhe piqini për gati 25 minuta ose deri sa të marrin ngjyrë të florinjtë.

Për servirjen:

Në ditën e eventit, shtoni nga një lugë çaji paté ulliri mbi çdo mini kek. Sipas dëshirës mund ta zëvëndësoni paté-në me krem maskarpone ose ti vendosni të dyja.

Shënim:

Përgatitjen e pjatës finale bëjeni gjithmonë pak para servirjes. Kjo recetë është mirë të konsumohet brenda ditës pasi kështu e ruan shijen më mirë.

 


Related Posts

Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po […]

Brinjë Gici Barbeky

Brinjë Gici Barbeky

Kur afron pranvera/vera, dita zgjat më shumë, koha mban më mirë (në fakt këtë vit na treti shiu, po nejse) dhe ideja e të shkuarit për piknik apo ndezja e zgarës në oborrin e shtëpisë apo diku tjetër sa vjen e bëhet më tunduese. Për […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: