Si të bëhemi gati gjatë ditëve të shkollës

Kur nis shtatori, më streson ideja se si të bëhemi gati gjatë ditëve të shkollës. Unë ndryshe nga gjithë memet që shihni nëpër internet nuk jam fare e gëzuar.

Më tmerron fakti I zgjimit I në mëngjes I fëmijëve. Sikur të gabojmë 5 minuta, rrezikojmë të gjithë të shkojmë vonë në punë e në shkollë. Për të mos folur për trafikun e rënduar, dimri (obobo shirat, I ftohti, nata e gjatë), detyrat e shtëpisë, etj..

Pyeta gjithë ndjekësit e mi se çfare ore I zgjojnë fëmijët në mëngjes dhe përgjigjet ishin nga më të shumllojshmet (disa po i citoj këtu)

  • Fillojmë që në 6 por si përfundim ngrihen në 7:15
  • Ne 6:30 me ledhe
  • Fillojmë që në 6 – çohu biri, vajti ora…6:30 ouu sa e zgjate tani ☺
  • Nuk kemi problem shyqyr çohet vet që në 6:30
  • Lufteeeee Nevi. E fillojmë me puthje e përqafime, pastaj hamë faqkat dhe në 7 duhet te jemi të zgjuar
  • Ne 7:15. Me të thirrur 100 herë. Ose ve të voglën ta zgjojë me përqafime. Asaj s’ia prish dot
  • E kanë pasdite, më e shëmtuar se zgjimi kjo kohë
  • Gjë e re për neve, shpërndaji përgjigjet që ti lexojmë edhe në që e kemi për herë të parë këtë vit

Pra si të bëhemi gati gjatë ditëve të shkollës??

Duke parë se sa vështirësi kemi të gjithë, vendosa të ndaj planin tim të organizimit për këtë vit, por përpara kësaj po ju shkruaj çfarë rutine kemi ne.

Unë thirrmat e mia i nis që në 6:20 duke thënë “Çohuni se ora 7”. Sigurisht të gjithë e dinë që nuk është e vërtetë (dhe tani që do e lexojnë në blog e vërtetuan), por deri diku funksionon. Fatmirësisht, ime bijë ka një orë me zile në dhomën e saj dhe sapo I bie alarmi çohet.

Pastaj hapet TV (diçka që këtë vit nuk do të lejohet). Më pas sherri për larjen e dhëmbëve dhe syve (fillojnë dhe zihet kush do shkojë I pari po nejse).

Ngrënia e mëngjesit është një gjë që 90% të rasteve është e panegociueshme dhe duhet ngrënë nga të gjithë. Veshja, marrja e ushqimit për në shkollë, uji, çanta e shpinës dhe dalja nga shtëpia në orën 7:30 maksimumi.

Për këtë vit rutina jonë do ndryshojë pasi shoh që ka nevojë për një riorganizim të mirë. Ndaj dhe nisa edhe Sfidën e dollapit, në mënyrë që unë e para të jem e organizuar e më pas të bëj gati familjen.

  1. Duke filluar nga mesi I kësaj jave, do fillojë fjetja herët e fëmijëve. Fëmijët kanë nevojë për 8-9 orë gjumë ndaj nëse flenë mirë edhe zgjimi do jetë më I lehtë.
  2. Ushqimi për me vete në shkollë do përgatitet rigorozisht që një natë më përpara. Paketohet dhe bëhet gati vetëm për tu marrë me vete. Disa ide dhe receta do t’I gjeni duke klikuar këtu
  3. Secili prej tyre do ketë të varur në dhomë planin e javës ku të kenë të caktuara detyrat e tyre. Ky website këtu kishte disa ide shumë të mira bazuar në moshën e fëmijës.
  4. TV nuk do të hapet në mëngjes pasi hutohen me kukulla dhe nuk bëjnë asgjë nga ato që duhet të bëjnë në mëngjes
  5. Rrobat për të nesërmen dhe librat për në çantë do bëhen gati që një natë përpara. Edhe kjo e pa negociueshme.

Megjithatë, si I themi ne Shqip, “Nga e thëna në të bërë, ekziston një mal I tërë”, ndaj do dëgjohemi se çfarë do funksionojë apo jo nga ky plan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading