Ky postim vjen për të apasionuarit pas kuzhinës meksikane si puna ime. Për herë të parë jam ndeshur me këtë lloj kuzhine nga një libër i Betty Crocker (cooking basics) të cilin ma kanë dhuruar plot 16 vjet më parë. Shumë nga përbërësit nuk i njihja, por me kalimin e kohës, duke bërë kërkime nga të gjitha anët u familjarizova shumë. Gjithashtu shijet e kësaj kuzhine u përputhën shumë mirë edhe me shijet tona ndaj dhe në familjen time shpesh herë gatuajmë receta të ndryshme meksikane.
Sot fatmirësisht, në supermarkete mund të gjeni plot përbërës për gatime meksikane si psh, pite tortija (tortilla), erëza për Tacos, enchilada etj etj , por më parë mqnse nuk gjendeshin kollaj shpesh më është dashur ti miksoj vetë. Një ndër to është edhe miksi i erëzave për Tacos.
Sasia: 1 kavanoz qelqi mesatar
Koha totale: 5 minuta
PËRBËRËSIT:
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
- 3 lugë gjelle (Tbsp) spec pluhur jo djegës (në fakt duhet pluhur Chili por kjo mezi gjëndet në Shqipëri)
- 1 lugë gjelle (Tbsp) pluhur hudhre
- 1 lugë gjelle (Tbsp) pluhur qepe
- 1 lugë gjelle (Tbsp) kripë
- 1/2 lugë gjelle (Tbsp) rigon
- 1 lugë çaji (tsp) kumin pluhur
- 1 lugë çaji (tsp) spec djegs pluhur
- I hedhim erëzat në një kavanoz që mbyllet hermetikisht, i trazojmë duke e tundur kavanozin.
- Erëzat do ta ruajnë freskinë dhe aromën e tyre për afërsisht 1 vit.
Leave a Reply