Java e parafundit Whole 30

Sot po ju shkruaj në blog në formën e një ditari të javës time më të fundit.

U bë ca ditë që nuk ju kam përditësuar mbi rregjimin tim Whole30. Në fakt e vazhdoj ende, por këto kohët e fundit po e ndjej sikur po më bëhet pak stil jetese gjatë ditës. Nuk më shkon mëndja për ushqimet që kam eliminuar.

Në darkë ama, ka momente që më vjen ta ndërpres se më hahet ndonjë gjë tjetër e palejueshme (bukë, djathë etj).  Biles javën e kaluar im shoq kishte blerë një tortë me petë e krem veze, të vetmen që unë ha. Për një moment më kapi inati dhe thashë, ohuuu një copë do ta ha.

Sa mora pirunin, pashë djalin që po më shihte

– “O ma, mos e prish, se më vjen keq, e ke mbajtur kaq mirë”. E lashë pirunin dhe me ndjenjën e fajit i thashë djalit që nuk do e bëja si gafë.

Sidoqoftë, javët e fundit po ndihem më mirë, ndoshta sepse e di që po i vjen fundi hihihi.

Mëngjeset kanë qënë përsëritje e mëngjeseve të kaluara përveç një dite që bëra vezë me domate shumëngjyrëshe e pançetë të pjekur në një tigan gize.

Gjatë javës në drekë kam konsumuar gjëra të thjeshta të tipit sallatë me ton, vezë e avokado, gjellë me bamje, supë me perime etj.

Fundjavën e kaluar bëra një fazan të mbuluar me një “batanije” prej pançete të tymosur.

E shoqërova në furrë me finok, qepë, patate, domate të vogla dhe rozmarinë

Ndërsa të dielën kishim ditën e peshkut në furrë ku gatova një peshk gjel me perime.

Këto javë I kam patur të ngarkuara në fakt dhe pres të kem ende ngarkesë duke qënë se jam duke punuar për një projekt të cilin do ta ndaj me ju së shpejti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading