Doni të dini si të ziejmë kungullin në tenxheren multicooker?
Por përpara kësaj…A ju kam thënë që unë vdes për kungullin? Apo e keni kuptuar edhe vetë?
Në shtëpinë tonë, kungulli është mallkim, dmth jo për mua, por për familjen time të cilëve ua nxij jetën. Tani kanë hequr dorë nga ankesat në fakt, se u mësuan që unë çdo tetor blej minimalisht 2 kunguj.
Njërin sepse… o po erdhi sezoni, pse s’do e blej një unë?
Dhe tjetri…. AAAAA është Halloween, ça s’do I dekoroj një kalamajve unë?
Të dy fjalitë më lart, dukshëm janë justifikime të miat dhe tashmë askush nga familja nuk I ha më dënglat e mia. Por siç jua merr mendja dhe ju, thjesht kanë hequr dorë të merren me mua.
Tani dy fjalë në mbrojtjen time. Unë mundohem të jem kreative, duke gatuar çdo vit receta të reja me kungull. Ja për shembull, po të kërkoni me fjalën kungull do ju dalin mbi 10 receta në blog.
E para që kam bërë në jetën time ka qënë Pumpkin Pie. Këtë recetë, familja ime e ADHURON. E shkruajta me gërma kapitale sepse realisht më del e mirë.
Ama, çdo recetë me kungull nis me bërjen pure të tij. U kujtova që nuk jua kisha treguar si e ziej unë, ndaj jua bëra me video. Po I mbyll këtu shkrimet se e di që përtoni të lexoni, kështu futjuni punës tani.
Tani po ju lë që të lexoni se Si të ziejmë kungullin në tenxheren multicooker.
Leave a Reply