Dressing për sallata (marinadë)

Jump to recipe

E keni parasysh sa ju shijojnë sallatat në restorante, ndërsa në shtëpi jo dhe aq? Kjo sepse ata përdorin Dressing për sallata (marinadë).

Me shumë gjasa kjo vjen si pasojë e marinadës që I hidhni. Ndonjëherë vetëm vaj ulliri e limon nuk e bën dhe aq të shijshme sallatën e ndaj ju duket sikur hani vetëm barishte.

Një alternativë e shkëlqyer është që ti bëni vetë disa kombinime marinadash dhe ti mbani të gatshme në frigorifer për disa ditë. Edhe nëse do ju duhet të merrni sallatë me vete në punë, mjafton të hidhni pak marinadë në një enë të vogël dhe kështu do hani diçka të shëndetshme edhe në punë.

Propozimi im janë këto katër kombinime:

  1. Ranch
  2. Mjedër
  3. Mjaltë – mustardë
  4. Piper-limon

Sigurisht që ju mund të bëni kombinime të tjera, por ajo që duhet të kini që një marinadë duhet të ketë yndyrna, të tharta, kripë, aromatizues. Por çfarë janë këta konkretisht?

  • Yndyra – do ishte mirë të përdorni vetëm vaj ulliri, por sipas dëshirës mund edhe të përdorni  tjetër lloj vaj sallatë
  • Të tharta– kryesisht uthull, lëng limoni apo lime, lëng portokalli, uthull balsamic etj
  • Kripë  të bardhë, të zezë, rozë të himalajave etj
  • Aromatizues– erëza të ndryshme sit ë thata ashtu edhe të njoma, djathë tip gorgonxola apo parmigiano/grana, reçel frutash etj

Raporti I secilit grup më lart që përdoret qe te jete 1:1 per yndyrnat dhe të thartat, pra një kupë vaj me 1 kupë (uthull,limon etj) dhe aromatizuesit apo shtesat ne varesi te shijes.

Me poshtë do të gjeni mënyrën time të përgatitjes së Dressing për sallata (marinadë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading